string(58) "perez-nuk-u-takua-as-me-raiolen-dhe-as-me-babain-e-haaland"

Futboll

Gazeta Express

02/04/2021 9:26

“Perez nuk u takua as me Raiolën dhe as me babain e Haaland”

Futboll

Gazeta Express

02/04/2021 9:26

Mino Raiola ka nisur të kërkojë klubin e ardhshëm për Erling Haaland.

Gjatë ditës së enjte, ai u pa bashkë me Alf-Inge Haaland, babain e sulmuesit të Dortmundit në Barcelonë ku u takua me presidentin e ri, Joan Laporta, dhe më pas ata shkuan në Madrid, për t’u takuar me Florentino Perez.

Por, gazetari Josep Pedrerol nga burime të sigurta ka konfirmuar se Florentino Perez nuk është takuar me asnjërin prej të lartpërmendurve, raporton Gazeta Express.

Sipas El Chiringuito, babai i Haaland ka kërkuar që të shikojë më mirë qendrën stërvitore të Valdebebas, aty ku futbollistët e kalojnë pjesën më të madhe të ditës dhe qëndrojnë para ndonjë sfide.

Gjithashtu, ‘El Chiringuito’ ka publikuar edhe një foto të Jose Ángel Sanchez, drejtorit gjeneral të Real Madridit dhe Juni Calafat, njeriu që për shumë vite ka zbuluar talentë nëpër botë për Real Madridin. /Gazeta Express/