string(73) "perez-e-prezanton-alonson-bankina-e-realit-ishte-fati-yt-qe-nga-viti-2018"

Futboll

Gazeta Express

26/05/2025 14:37

Perez e prezanton Alonson: Bankina e Realit ishte fati yt që nga viti 2018

Futboll

Gazeta Express

26/05/2025 14:37

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez e ka mirëpritur trajnerin e ri, Xabi Alonso, i cili prej sot do ta pasojë Carlo Ancelottin, që u largua nga “Santiago Bernabeu” në fundjavën që shkoi.

Kreu i klubit madrilen mezi pret që ta shohë duke punuar ish-futbollistin spanjoll tek “Los Blancos” pas suksesit të jashtëzakonshëm që e arriti me Bayer Leverkusenin, shkruan “Gazeta Express”.

“I dashur Xabi, mirë se vjen në shtëpi, mirë se vjen në Real Madrid. Jam i sigurt se sot je duke e përjetuar një moment emocionues. Këtë e ke demonstruar në vitin 2009 kur e ke veshur për herë të parë këtë fanellë, duke i fituar gjashtë trofe, të cilët bëjnë pjesë në historinë e klubit. Je edhe njëra prej legjendave të Kombëtares spanjolle, me të cilën e ke fituar Kupën e Botës në vitin 2010 dhe dy herë Evropianin”, deklaroi fillimisht Perez gjatë prezantimit të trajnerit të ri.

“Sot ti po kthehesh në shtëpi. E dinim të gjithë se cili do të ishte fati yt, që nga viti 2018, kur u emërove në krye të ekipit kombëtar U-14. E ke bërë një arritje dhe tashmë je në histori të futbollit gjerman duke e fituar Bundesligën me Bayer Leverkusenin. Ky rrugëtim të ka bërë njërën prej figurave më të rëndësishme të futbollit dhe njërin prej trajnerëve më të mirë në botë. Sot kthehet në Madrid si trajner i ekipit të parë, i gatshëm për t’u përballur me njërën prej sfidave më të mëdha të jetës tënde”, përfundoi Perez. /Gazeta Express