Perëndimi i përçarë - Trump, anomali e politikës moderne - Gazeta Express
string(53) "perendimi-i-percare-trump-anomali-e-politikes-moderne"

Shkurt e Shqip

Gazeta Express

08/01/2021 16:39

Perëndimi i përçarë – Trump, anomali e politikës moderne

Shkurt e Shqip

Gazeta Express

08/01/2021 16:39

Projekti kantian mund ta rigjejë vazhdimësinë me Presidentin e zgjedhur Joe Biden duke i kthyer SHBA-së internacionalizmin e tyre të perfaqësuar nga W. Wilson – 1918 dhe F. D. Roosevelt – 1945. ShBA me Biden pritet të jetë një lokomotivë dhe të rimarrë rolin historik në rrugën e demokracisë dhe evolucionit drejtë një paqeje kantiane dhe një gjendjeje kozmopolite

Nga: Fisnik Dragusha

Në eseun e vitit 2004, sociologu dhe filozofi gjerman Jurgen Habermas, trajton situatën pas sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në Amerikë dhe në këtë kontekst i jep titullin si “Perëndimi i përçarë”. Gjithë këtë konsekuencë, ia atribuon politkës unilaterale të presidentit të asaj kohe G.W. Bush, i cili kishte shpallur “strategjinë e sigurisë kombëtare” (NSS), në vitin 2002, e cila më pas rezultoi me invadimin e Irakut duke e injoruar të drejtën ndërkombetare. Ishte anashkalim i plotë i OKB-së, duke i dhënë përparësi interesave të veta kombëtare përkundër kundërshtimit të aleatëve.  Ishte vënë në zgrip puna e kohezionit të veprimit të aleatëve perëndimor. 

Pra, projekti kantian i një bote të paqes, ishte rrezikuar seriozisht dhe shteti ishte për realistët më shumë një kategori sociale – ontologjike. Investimi në identitetin evropian përjetonte krizat e tij. Gjithandej rritej popullizmi dhe kritikat ndaj idesë kozmopolite. Do të shfaqej një valë e djathtizmit, dhe fantazma e popullizmit do të bëhej reale.

Ështe fakt tashmë i njohur e i kaluar që Presidenti në largim, ishte një popullist. Slloganet/parullat me të cilat kishte operuar ishin kryekëput populliste. Ajo që i karakterizon popullistët kudo ku operojnë është ofrimi i zgjidhjeve të shpejta, pa u mbështetur në premisa ideologjike, duke mos i dhënë madje asnjë referencë zgjidhjeve. Diskursi kishte degraduar. Rikujto etiketën me të cilën ai i quante kundërshtarët e tij demokrat si marksist, pra ideja ishte polarizimi i skajshëm shoqëror, karakteristikë tjetër, tipike e liderëve popullist. Kjo përkthehet ndër të tjera në mbijetesë politike. Artikulimi nuk ishte më i një niveli tjeter, veçse ajo se çka publiku donte të dëgjonte.

Një remake i “Make America great again“ që ishte përdorur në një kontekst tjetër, kur bipolariteti ishte akoma prezent, përdorimi i këtij sllogani e bënte të tepruar dhe jepte shije fashiste, e kjo më pas do të ndikonte në diskursin publik, pra ideja ishte te depërtimi dhe perçimi i mesazhit, se sa te saktësia që përmbante ai. Janë theksuar e ritheksuar disa herë që Trump përbente një politkan jo konvvencional, ishte ilaçi për luftimin e kastës burokratike që ishte stërkequr në pushtet dhe e kishte humbur kontaktin me shtresat sociale. 

Trump nuk ishte as politkan modern. Projekti i tij nuk kishte sfond filozofik e ideologjik. Linja e politikës amerikane në këto 70 vite ishte politikë inkluziviste. Ishte evidente mungesa e konceptit politik dhe mënyra e tij e të menduarit në politikë ishte e një biznesmeni dhe nuk shkonte përtej saj. Njerëzit e afërt ndërrhoheshin shpesh, stafi i tij ishte familjar, sikurse duhej ata t’i qëndronin besnik biznesit, vizioni i tij nuk kalonte përtej Trump Toëer.

Dihen shkollat e mendimit politik: realizmi dhe neorealizmi. Kjo pastaj reflektohet në raportet me aleatët e natyrshëm, ku kjo qasje rezultoi me acarim, madje u vu në dyshim edhe aleancat tradicionale. Ishte thjesht e pakuptueshme, kur kihet parasysh që ky ishte habitusi i tij shpirtëror e politik. Projekti i tij, nëse mund ta quajmë projekt, ishte mjaft përqarës, nuk çante kokën për Evropën, shtyente përpara BREXIT, dëshironte një botë hobsiane, një Evropë potente, e kjo do të shërbente për fuqitë e tjera rajonale të ekspozoheshin, rrjedhimisht të kishte më shumë dhunë, me pak demokraci, me pak vëmendje.

Kishte vënë buzë greminës kompaktësinë dhe kohezionin brenda NATO-s. OKB për të ishte një mekanizëm i dalë mode, natyrisht që e kemi parasysh që OKB nuk ka mekanizëm ndeshkues për shtetet të cilat i bishtnojnë të drejtës ndërkombetare. Marrëveshjet e arritura me Iranin për kontrollë të programit nuklear nuk do të zbatoheshin. Nuk kishte konsulta me evropianët, me rusët dhe kinezët. Takimet me liderin koreano-verior i përshkruante më frazën “we fell in love”, që praktikisht nuk prodhonte rezultate në terren. Kjo veç tjerash ishte një cinizëm i pa shembullt nga një president i fuqisë më të madhe ushtarake dhe ekonomike të botës.

Trump nuk ishte Kissingeri i ri. Politika e jashtme shërbente për promovim të brendshëm. Impakti real ishte minimal, thjesht ofronte spektakël. Përgjithësisht politka e jashtme ishte pa lavd. Qëndrimet e tij nuk ishin të një shtetari dhe shpesh qëndrimet e tij pamundësonin prevalimin e interesave gjeostrategjike dhe kjo jepte ndjenjën e një temporaliteti apo përkohësie në marrëdhëniet ndërkombëtare. Mënyra se si i referohej Kryeministrit të Kosovës, si kryeministër i një vendi të Lindjes së Mesme dhe se kishte arritur të ndalonte një konflikt shumë vjeçar, shpërfaqte në mënyre eksplicite mungesën e dijes elementare. Ideatori i paqes nuk ishte gjë tjetër veçse sajues, që me veprimet e tij nuk garantonte paqe afatgjate. 

Projekti kantian mund ta rigjej vazhdimësinë me Presidentin e zgjedhur Joe Biden duke i kthyer SHBA-së internacionalizmin e tyre të perfaqësuar nga W. Wilson – 1918 dhe F. D. Roosevelt – 1945. ShBA me Biden pritet të jetë një lokomotivë dhe të rimarr rolin historik në rrugën e demokracisë dhe evolucionit drejtë një paqeje kantiane dhe një gjendjeje kozmopolite.