Përdoruesit që duan të kenë qasje ekskluzive në “story” të caktuara, duhet të jenë parapagues të Instagram - Gazeta Express
string(103) "perdoruesit-qe-duan-te-kene-qasje-ekskluzive-ne-story-te-caktuara-duhet-te-jene-parapagues-te-instagram"

Përdoruesit që duan të kenë qasje ekskluzive në “story” të caktuara, duhet të jenë parapagues të Instagram

AutoTech

Gazeta Express

10/11/2021 10:15

Instagram në fillim të këtij viti pati njoftuar se do testoj opsionin e parapagimit, dhe shpejtë pas kësaj u zbulua se bëhet fjalë për opsionin përmes të cilit përdoruesit do të mund të parapaguajnë disa prej përmbajtjeve në këtë platformë – pra të kenë qasje në “story” ekskluzive.

Sipas të dhënave më të fundit, kompania do të fillojë me testimin e këtij opsioni. Në azhurnimin e fundit të aplikacionit për tregun amerikan, kanë shtuar opsionin e parapagesës brenda aplikacionit për të cilin pretendojnë se quhet “parapagimi për Instagram”.

Lexo Edhe:

Këto ndryshime i kanë aplikuar ekipet që qëndrojnë prapa këtij aplikacioni dhe përcjellin ekosistemin e Instagramit, lëvizjet e numrave të përdoruesve dhe të dhënat.

“Parapagimi për Instagram” u zbulua më 1 nëntor, fillimisht me një çmim prej 4.99 dollarë, e më pas më 3 nëntor është shtuar edhe opsioni më i lirë prej 0.99 dollarë.

Në të njëjtën mënyrë “është aplikuar” masa e parapagimit në Twitter si dhe në TikTok.