Google ka nisur të prezantojë një funksion të ri në Google Maps, duke përdorur inteligjencën artificiale Gemini, që ndihmon përdoruesit të ruajnë lokacione të rëndësishme direkt nga screenshot-et e ruajtura në telefonin e tyre. Fatkeqësisht, ky funksion për momentin është i disponueshëm vetëm për iPhone.
Që nga muaji mars, përdoruesit e iOS-it kanë filluar të përfitojnë nga kjo veçori e re. Ajo funksionon duke analizuar screenshot-et në pajisje dhe nxjerrë automatikisht adresa apo vende që mund të jenë me interes për përdoruesin.
Këto lokacione më pas ruhen në një listë të veçantë brenda aplikacionit Google Maps, të cilës mund t’i riktheheni sa herë të dëshironi.
Gjithçka ndodh përmes një opsioni të ri që shfaqet në skedën “You” të aplikacionit. Nëse jepni leje për qasje në fotot tuaja, Google Maps do t’ju njoftojë sa herë që zbulon një lokacion të ri në ndonjë screenshot. Më pas, ju mund ta ruani, ta hidhni në listë ose ta injoroni – kontrolli mbetet tek ju.
Nëse nuk doni që aplikacioni të ketë qasje automatike, ekziston edhe opsioni për të ngarkuar manualisht screenshot-et.
Google ka konfirmuar se edhe përdoruesit e Android do ta marrin këtë risi, por nuk ka dhënë ndonjë datë të saktë për lançimin.