Përdoruesit ankohen se iPhone 12 Mini po shfaq probleme - Gazeta Express

Përdoruesit ankohen se iPhone 12 Mini po shfaq probleme

Gazeta Express

15/11/2020 23:35

Në forume në internet, blerësit e telefonit celular Apple raportojnë se kur ekrani është i kyçur, ai nuk reagon gjatë prekjes.

Disa blerës të hershëm të iPhone 12 Mini, po hasin në probleme të ndryshme, raporton engadget.

Siç është thënë në forume në internet në MacRumors, në forumin e Apple dhe në Reddit, ekrani shpesh nuk përgjigjet në modalitetin kur ekrani është i kyçur.

Problemet nganjëherë zhdukeshin posa pajisja të ishte në prizë.

Disa përdorues dyshojnë se problemi mund të vijë nga përçimi ose tokëzimi.