Përdorën telefonin gjatë vozitjes, Policia në Mitrovicë gjobit 195 shoferë - Gazeta Express
string(73) "perdoren-telefonin-gjate-vozitjes-policia-ne-mitrovice-gjobit-195-shofere"

Përdorën telefonin gjatë vozitjes, Policia në Mitrovicë gjobit 195 shoferë

Lajme

Gazeta Express

17/09/2021 20:57

Me qëllim të ngritjes së sigurisë në trafikun rrugor, Policia në Rajonin e Mitrovicës është fokusuar në identifikimin dhe marrjen e masave ligjore ndaj të gjithë pjesëmarrësve në trafik që shkaktojnë kundërvajtje me përdorimin e telefonit gjatë ngasjes së automjeteve.

Për këtë qëllim, janë angazhuar zyrtarë policor në rroba civile dhe me automjete zyrtare civile e gjithashtu edhe zyrtarë policor të uniformuar, të cilët janë duke marrë masa dhe duke shqiptuar gjoba ndaj kundërvajtësve për këtë lloj kundërvajtje e cila është një prej faktorëve të aksidenteve rrugore.

Lexo Edhe:

Që nga data 14 shtator 2021, zyrtarët policorë në kuadër të stacioneve policore dhe të Njësisë së Trafikut Rrugor, kanë shqiptuar 195 gjoba vetëm për përdorimin e telefonit gjatë drejtimit të automjeteve.

Policia në Rajonin e Mitrovicës apelon te të gjithë ngasësit që të kenë kujdes dhe t’u përmbahen rregullave të trafikut rrugor në të kundërtën do të ndërmarrë masa të parapara me ligj.