Përditësohen të dhënat – Pritjet për të hyrë në Kosovë zgjasin rreth 30 minuta, për të dalë deri në një orë - Gazeta Express
string(104) "perditesohen-te-dhenat-pritjet-per-te-hyre-ne-kosove-zgjasin-rreth-30-minuta-per-te-dale-deri-ne-nje-ore"

Lajme

Gazeta Express

09/08/2025 18:41

Përditësohen të dhënat – Pritjet për të hyrë në Kosovë zgjasin rreth 30 minuta, për të dalë deri në një orë

Lajme

Gazeta Express

09/08/2025 18:41

Nga përditësimi i të dhënave të Qendrës për Menaxhimin e Kufijve, aktualisht pritjet për të hyrë në Kosovë janë deri në 30 minuta.

Por, pritjet janë më të gjata për ata që dalin nga Kosova. Në pikën kufitare në Hanin e Elezit, për të dalë nga Kosova, qytetarët duhet të presin deri në një orë, po aq edhe te Dheu i Bardhë.

Në pikat tjera kufitare, pritjet janë të shkurta, maksimumi 15 minuta.