Përditësohen të dhënat në pikat kufitare, kaq janë pritjet për të dalë nga Kosova - Gazeta Express
string(80) "perditesohen-te-dhenat-ne-pikat-kufitare-kaq-jane-pritjet-per-te-dale-nga-kosova"

Gazeta Express

16/08/2025 19:38

Përditësohen të dhënat në pikat kufitare, kaq janë pritjet për të dalë nga Kosova

Gazeta Express

16/08/2025 19:38

Fluksi i automjeteve me qytetarë në pikat e kalimeve kufitare të vendit ka shënuar rënie në orët e mbrëmjes.

Sipas gjendjes së orës 19:02, pritjet më të gjata vazhdojnë në dalje të pikës kufitare Merdare – 7 deri 10 minuta, me kolona të automjeteve 500 metra, ndërsa në hyrje të kësaj pike kufitare pritjet janë tre deri në pesë minuta dhe nuk ka kolona.

Te Dheu i Bardhë kolona e automjeteve në dalje të kësaj pike kufitare është 500 metra e gjatë dhe pritjet janë 50 minuta, ndërsa në hyrje pritjet janë pesë minuta dhe nuk ka kolona të automjeteve, njofton Qendra kombëtare për menaxhim kufitar.

Pritje ka edhe në pikën kufitare Muçibabë ku kolona e automjeteve në dalje të kësaj pike kufitare është 100 metra e gjatë, me pritjet e qytetarëve 20 minuta, teksa në hyrje nuk ka kolonë të automjeteve dhe pritjet janë 5 minuta.

Kolona deri në 40 metra ka edhe në Kullë në kufirin me Malin e Zi, kur pritjet shkojnë deri në 10 minuta, ndërsa në hyrje të kësaj pike kufitare kolona e automjeteve është 40 metra dhe pritjet shkojnë nga shtatë deri në 10 minuta.