Përdhunoi një të mitur, arrestohet 22- vjeçari në Kamëz - Gazeta Express
string(53) "perdhunoi-nje-te-mitur-arrestohet-22-vjecari-ne-kamez"

Përdhunoi një të mitur, arrestohet 22- vjeçari në Kamëz

Gazeta Express

29/01/2020 14:46

Një tjetër ngjarje e rëndë raportohet nga qyteti i Kamzës.

Një 22- vjeçar është vënë në pranga pasi akuzohet për abuzim seksual me një të mitur.

Lexo Edhe:

22-vjeçarin Ardit Domi, ka mohuar krimin para policëve, ndërsa ka qenë vajza e mitur ajo që ka bërë kallëzimin në polici.

Më pas ajo i është nënshtruar marrjes në pyetje nga ana e psikologëve për ngjarjen.

“Specialistët për hetimin e krimit në Komisariatin nr 5, kanë kryer arrestimin në flagrance të shtetasit , A.D, 22 vjeç, banues ne fshatin Resk, Kukës, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale jashtë dëshirës se saj, me një shtetase të mitur.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, njofton policia.