Përdhunoi kolegen në ndërtesën e parlamentit, fillon procesi gjyqësor ndaj Bruce Lehrmann - Gazeta Express
string(88) "perdhunoi-kolegen-ne-ndertesen-e-parlamentit-fillon-procesi-gjyqesor-ndaj-bruce-lehrmann"

Lajme

Gazeta Express

04/10/2022 10:09

Përdhunoi kolegen në ndërtesën e parlamentit, fillon procesi gjyqësor ndaj Bruce Lehrmann

Lajme

Gazeta Express

04/10/2022 10:09

Ka filluar procesi gjyqësor ndaj burrit, i cili po akuzohet për përdhunimin e koleges brenda ndërtesës së parlamentit australian në Canberra.

Praktikanti politik Bruce Lehrmann po akuzohet për sulm seksual ndaj Brittany Higgins në mars të vitit 2019, në zyrën e një ministri të qeverisë

Lexo Edhe:

Lehrmann u deklarua i pafajshëm, dhe ka mohuar kategorikisht akuzat ndaj tij për kryerje të marrëdhënies seksuale me një kolege, shkruan BBC.

Procesi gjyqësor në gjykatën e Canberras do të duhej të zgjaste deri në gjashtë javë. Në anën tjetër prokurorët thanë se ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas një nate plot alkool.

Lehrmann dhe Higgins ishin ndalur në ndërtesën e parlamentit ku punonin të dy, dhe Higginsin e kishte zënë gjumi në zyrën e ministri, kanë bërë të ditur prokurorët.

“Ajo u zgjua dhe pa se i pandehuri ia kishte ofruar gjurin në kofshët e saj dhe se ai kishte kryer marrëdhënie seksuale me të”, tha prokurori Shane Drumgold, duke shtuar se Higgins kishte qarë gjatë sulmit të dyshuar seksual dhe se gjashtë herë i kishte thënë që të mos e bëjë atë gjë.

Të nesërmen ajo i kishte treguar shoqes se çfarë i kishte ndodhur dhe se mezi kishte qenë e vetëdijshme.