Përdhosja e flamurit kombëtar në Suharekë, Policia: Të miturit thanë se s’kishin qëllim nënçmimi, janë penduar – rasti u mbyll - Gazeta Express
string(120) "perdhosja-e-flamurit-kombetar-ne-suhareke-policia-te-miturit-thane-se-skishin-qellim-nencmimi-jane-penduar-rasti-u-mbyll"

Lajme

Gazeta Express

24/07/2025 15:44

Përdhosja e flamurit kombëtar në Suharekë, Policia: Të miturit thanë se s’kishin qëllim nënçmimi, janë penduar – rasti u mbyll

Lajme

Gazeta Express

24/07/2025 15:44

Policia e Kosovës ka konfirmuar një rast të përdhosjes së flamurit kombëtar shqiptar në Suharekë, duke thënë se kanë intervistuar dy të miturit në prani të prindërve.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, në një përgjigje për Gazetën Express tha se të miturit kanë pranuar veprimin dhe kanë thënë se janë penduar.

“Me datë 23.07.2025, Policia ka pranuar një informacion dhe video-regjistrim që lidhen me një veprim të papërshtatshëm ndaj flamurit kombëtar nga dy të mitur në Studençan, Suharekë. Pas reagimit të menjëhershëm, të miturit janë intervistuar nga policia në prani të prindërve dhe kanë pranuar veprimin, duke theksuar se nuk kanë pasur qëllim nënçmimi dhe janë penduar”, tha ai.

Bytyqi shtoi se prokurori përgjegjës, pas shqyrtimit të rastit, ka vlerësuar se nuk ka bazë për hetim penal, pasi veprimi është kryer pa vetëdije dhe pa qëllim nxitjeje të urrejtjes.

“Rasti është mbyllur me raport njoftues”.