Përderisa numri i të vdekurve e të papunëve rritet, Trumpi duket dhe tingëllon si më i vogël - Gazeta Express
string(91) "perderisa-numri-i-te-vdekurve-e-te-papuneve-rritet-trumpi-duket-dhe-tingellon-si-me-i-vogel"

Përderisa numri i të vdekurve e të papunëve rritet, Trumpi duket dhe tingëllon si më i vogël

Gazeta Express

04/04/2020 12:12

Me një përgatitje të dështuar për pandeminë dhe me një përgjigje të dështuar ndaj recesionit, kriza e vetme që ka rëndësi për presidentin është ajo që ia kërcënon egon.

Richard Wolffe

Lexo Edhe:

Xhokeri i Donald Trump-it gjithmonë do të ishte ekonomia. Nëse nuk do të ishte tregu i punës, do të ishte tregu i aksioneve. Keni mundur ta lexoni këtë në postimet e tij të pafundme e të pamenda në Twitter ose në konferencat delikate të ndihmësve të tij të fushatës. Nëntori do të ishte i tëri për ekonominë, budallenj.

Pasi kishte marrë një pjesë të madhe nga trashëgimia e viteve të tetëdhjeta të Ronald Reagan-it, ëprfshirë parullën që tashmë pretendon se e ka zbuluar vetë, Trumpi ishte i vendosur që t’ua shtronte votuesve pyetjen e njëjtë që Reagan-i e kishte bërë para se të rizgjidhej president: A jeni më mirë se katër vjet më parë?

Për një numër befasisht të madh të amerikanëve, përgjigjja e tyre është një “jo” shurdhuese. Për gati të gjithë të tjerët, përgjigja së shpejti do të jetë jo.

Shifrat e papunësisë këtë javë e kanë marrë trajektoren e njëjtë kozmike si numrat e rasteve të koronavirusit. Javën e kaluar ishte një rekord prej 3.3 milionë personave. Këtë javë u dyfishua në 6.65 persona të papunë. Kjo i bie që janë gati dhjetë milionë amerikanë të papunë që e kanë humbur vendin e punës së voni – më shumë se shifra e përgjithshme në dhjetë muajt e fundit.

Ekspertët tashmë besojnë se shkalla e papunësisë ka kërcyer nga niveli i ulët historik prej 3.5 për qind në shifra që nuk i kemi parë nga Depresioni i Madh, në rreth 17 për qind. Nuk keni nevojë që të jeni ekspert për të ditur se ende nuk e kemi arritur kulmin e dhimbjes.

Ne mund të diskutojmë për atë se çfarë paraqet dhimje më të madhe në këtë pandemi, numri i viktimave apo numri i njerëzve të papunë. Secili person i prekur nga virusi dhe nga recesioni i shkaktuar nga virusi është më i rëndësishëm për t’u trajtuar sesa fati i një burri që e shikon televizorin në Shtëpinë e Bardhë.

Akoma, Trumpi qëndron vetëm. Një njeri që po tkurret duket dhe tingëllon si më i vogël në kohën kur numrat e të vdekurve dhe të papunëve po rriten edhe më shumë. Edhe lufta shkatërruese e Xhorxh Bushit në Irak po mbetet nën hije. Më shumë amerikanë kanë vdekur nga kjo pandemi se nga lufta e Bushit.