Përballje interesante në xhiron e katërt të Ligës Unike - Gazeta Express
string(55) "perballje-interesante-ne-xhiron-e-katert-te-liges-unike"

Përballje interesante në xhiron e katërt të Ligës Unike

Basketboll

Gazeta Express

12/11/2021 18:28

Xhiroja e katërt në Ligën Unike që do të zhvillohet në fundjavë do të sjellë përballje interesante.

Dueli i parë do të zhvillohet ndërmjet Rahovecit dhe Golden Eagle Yllit. Këto dy skuadra kanë rivalitet ndërmjet tyre dhe sfidat mes tyre kanë qenë shumë interesante dhe kështu pritet edhe të shtunën.

Lexo Edhe:

Vreshtarët nuk e kanë nisur mirë edicionin, duke regjistruar tri humbje në tri ndeshje, ndërsa kampionët e Ligës Unike, kanë dy fitore dhe një humbje.

Të shtunën mbrëma zhvillohet sfida interesante mes dy skuadrave shqiptare, Kamza Basket dhe Teutës. Të dy skuadrat kanë grumbulluar nga pesë pikë, andaj pritet një përballje rivalizuese.Prizreni 16 e pret Vllazninë e Shkodrës, në një duel ky të dy skuadrat luajnë vetëm për fitore.

Prizrenasit kanë dy fitore dhe një humbje, ndërsa shkodranët një fitore dhe dy humbje.Ndeshja e fundit, por shumë interesante zhvillohet mes Tirana Neptunit dhe Pejës.

Tiranasit kanë një fitore dhe dy humbje, kurse pejanët dy fitore dhe një humbje. Të dy skuadrat kanë ambicie të mëdha për këtë edicion, andaj pritet një takim shumë interesant.

Java 4 – Liga Unike

E shtunë

17:00 Rahoveci – Golden Eagle Ylli

19:00 Kamza Basket – Teuta

E diel

17:00 Prizreni 16 – Vllaznia

19:00 Tirana Neptun – Peja

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe teksti që thotë "LIGA UNIKE JAVA IV SHTUNE RAHOVECI 17:00 GOLDEN EAGLE YLLI *YLLI* KFA KAMZA SHTUNE 19:00 TEUTA P PRIZRENI PRIZRENI 16 DIEL 17:00 VLLAZNIA TIRANA NEPTUN EDIEL 19:00 PEJA f Liga Unike @ligaunike Liga Unike"