Përballje interesante në Superkupën e basketbollit - Gazeta Express

Basketboll

Gazeta Express

02/09/2021 13:00

Përballje interesante në Superkupën e basketbollit

Basketboll

Gazeta Express

02/09/2021 13:00

Sonte do të zhvillohen dy ndeshjet tjera çerekfinale të Superkupës së Kosovës në basketboll, që po organizohet në Prishtinë nga Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK).

Lexo Edhe:

Takim shumë interesant pritet ai ndërmjet Rahovecit dhe Trepçës, skuadra këto që e synojnë trofeun e çmuar.

Si Vreshtarët, ashtu edhe mitrovicasit kanë bërë shumë ndryshime dhe hyjnë me synime të mëdha në këtë edicion.

Sfida tjetër është ajo në mes të Golden Eagle Yllit dhe Bashkimit.

Therandasit edicionin e kaluar e fituan titullin në Kosovë dhe Ligën Unike, ndërsa prizrenasit shpresojnë në një edicion sa më të suksesshëm.

Takimet do të zhvillohen pa shikues, për shkak të masave të reja anti-Covid 19. /Gazeta Express/