Përballje fantastike në Pejë, triumfojnë mitrovicasit - Gazeta Express

Përballje fantastike në Pejë, triumfojnë mitrovicasit

Sport

Gazeta Express

18/11/2021 21:41

Në një ndeshje shumë interesante dhe dramatike, Trepça ka mundur në udhëtim Pejën me rezultat 87:93 (20:28, 33:23, 25:18, 9:24), në kuadër të javës së 11-të të Art Motion Superligës së Kosovës në basketboll.

Fillimi i ndeshjes ishte i barabartë, por në fund të çerekut të parë mysafirët shkëputen duke e përmbyllur këtë pjesë me rezultat 20:28. Verdhezinjtë nuk dorëzohen dhe nga minus dhjetë pikë (22:32), duke kaluar në epërsi 35:34, dhe më pas do të zhvillohet lojë e baraspeshuar, ndërsa pjesa e parë përfundon me rezultat 53:51.

Lexo Edhe:

Lojë interesante u zhvillua edhe në periudhën e tretë, që ishte e barabartë, por në fund të kësaj pjese, shkëputet Peja që arrin epërsinë më të lartë deri në ato momente 78:69, që ishte rezultati pas 30 minutash lojë. Ndeshje me rikthime u zhvillua në dhjetë minutat e fundit, kur pas epërsisë së Pejës 80:72, mysafirët hyjnë në një seri të jashtëzakonshme, për të kaluar në epërsi 80:90. Ata ruajtën epërsinë dhe triumfuan 87:93.

Te Peja i jashtëzakonshëm ishte Tyron White me 32 pikë, 13 kërcime dhe shtatë asistime, kurse te Trepça u dallua Taurus Cockfield me 25 pikë.

Peja ka gjashtë fitore dhe pesë humbje, kurse Trepça mbetet lidere me nëntë fitore dhe dy humbje.