Deputetja e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli dhe kryetari i këshillit të fshatit Bellanicë të Malishevës, Hazir Hoxha janë përballur të hënën në Tëvë1, lidhur me akuzat e këtij të fundit për hajni.
Pacolli ka kërkuar nga Hoxha të tregojë se kush e ka paguar atë për të shpifur ndaj saj, ndërsa Haziri i është përgjigjur duke i thënë se ai është misionar dhe jo mercenar.
“Në qoftë se Hazir Hoxha e ka marrë një cent prej dikujt kurrë jeta ime mos qoftë.. e fëmijëve të mi. Unë jam misionar, nuk jam mercenar. Mos më ofendo..”, ka thënë Hoxha.
“Unë nuk dalloj parti sepse krimi nuk njeh as parti, as fe, as komb. Të lutem mos e ul veten kaq poshtë”, është shprehur Hoxha.