Përballë krizave globale, BE dhe Kanadaja me pakt të ri për sigurinë dhe teknologjinë - Gazeta Express
string(84) "perballe-krizave-globale-be-dhe-kanadaja-me-pakt-te-ri-per-sigurine-dhe-teknologjine"

Lajme

Gazeta Express

23/06/2025 16:27

Përballë krizave globale, BE dhe Kanadaja me pakt të ri për sigurinë dhe teknologjinë

Lajme

Gazeta Express

23/06/2025 16:27

Kanadaja ka marrë sot pjesë në një samit në Bruksel, me synim forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dyplashe me BE-në, në përballje të sfidave gjithnjë e më të mëdha gjeopolitike.

Sipas Reuters, presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe presidenti i Këshillit Evropian Antonio Costa mirëpritën kryeministrin kanadez Mark Carney në një takim dyorësh në prag të samitit të NATO-s në Hagë, transmeton Express.

Bëhet e ditur se zyrtarët e BE-së kanë theksuar se ky samit nuk ishte një takim rutinë, por një moment i ri në marrëdhëniet mes dy aleatëve, të cilët tashmë kanë një marrëveshje të lirë tregtie.

Raportohet se në qendër të samitit është marrëveshja e parë e sigurisë dhe mbrojtjes që BE-ja nënshkruan me një shtet nga Amerika, Kanadanë. Ajo përfshin bashkëpunim në menaxhimin e krizave, sigurinë kibernetike, detare dhe hapësinore, kontrollin e armëve si dhe mbështetje për Ukrainën, e cila ndodhet ende nën pushtimin rus që prej më shumë se tre vitesh.

Poashtu marrëveshja do t’i hapë rrugë kompanive kanadeze për të pasur qasje në programin e përbashkët të prokurimeve të BE-së, të quajtur SAFE, me vlerë 150 miliardë euro.

Në detaje tjera, është bërë e ditur se BE dhe Kanadaja pritet të nisin edhe negociata për një marrëveshje dixhitale, që synon të ndikojë në rregullat globale për të dhënat – duke përfshirë çështje si firmat elektronike, mbrojtjen e konsumatorit dhe kufizimet ndaj spam-it.

Ndërsa, një draft i deklaratës së përbashkët bën thirrje për përputhje të standardeve në rregullimin dixhital, me qëllim që platformat online të jenë më të sigurta dhe përfshirëse, si dhe për të bërë sistemet e inteligjencës artificiale më të besueshme – fusha këto për të cilat Shtetet e Bashkuara kanë kritikuar BE-në.