Përafrimi i mbi 4000 akteve ligjore me ato të BE, Rama: Bashkëpunim me Mira Muratin e inteligjencës artificiale - Gazeta Express
string(109) "perafrimi-i-mbi-4000-akteve-ligjore-me-ato-te-be-rama-bashkepunim-me-mira-muratin-e-inteligjences-artificiale"

Shqiperi

Gazeta Express

08/12/2023 20:09

Përafrimi i mbi 4000 akteve ligjore me ato të BE, Rama: Bashkëpunim me Mira Muratin e inteligjencës artificiale

Shqiperi

Gazeta Express

08/12/2023 20:09

Kryeministri Edi Rama në kongresin e Partisë Socialiste tha se, ka biseduar me Mira Muratin, shqiptaren e cila krijoi Chat GPT, për të na ndihmuar në rrugën e vendit drejt anëtarësimit në BE.

Rama thekoi se, përmes inteligjencës artificiale, Murati do të ndihmojë në përkthimin e masave ligjore të BE-së që duhet të ndërvendosen në legjislacionin shqiptar. Kjo gjë do të reduktojë kohën drejt integrimin.

Lexo Edhe:

Sipas tij, ky nuk është një qëndrim retorik, ky është një argument i mbështetur në shkencë, në inovacion teknologjik.

“Që një vend të jetë teknikisht gati për t’u bërë shtet anëtar i BE duhet të harmonizojë legjislacionin e tij me legjislacionin e BE. Për Shqipërinë kjo do të thotë që të ndërvendosë në legjislacionin e saj 280 mijë faqe të 3484 masave ligjore të komunitetit europian, ose ndryshe ne do të miratojmë mbi 4000 akte ligjore dhe nënligjore. Që kur Shqipëria e ka nisur ta bëjë këtë përafrim të legjislacionit me BE, shumë vite më parë e deri tani, ka arritur të bëjë ndërvendosjen e 510 masave, rreth 15% të gjithë volumit që duhet transferuar në legjislacionin tonë. Tradicionalisht kjo punë kolosale për vendet që e kanë kaluar këtë proces ka marrë 7-10 vjet. Shqipëria këtë punë do ta bëjë shumë herë më shpejt sesa më i shpejti i vendeve pararendëse. Dhe ky nuk është, prapë po e them, një qëndrim retorik, ky është një argument i mbështetur në shkencë, inovacion, teknologji”, tha Rama.

“Askush nga ne nuk e kishte dëgjuar më parë emrin e një vajze vlonjate, një talent gjenial shqiptar që quhet Mira Murati. E dëgjuam të gjithë njëkohësisht, bashkë me gjithë botën emrin e Mira Muratit, kur ajo mahniti të gjithë me krijesën e inteligjencës artificiale me emrin “Chat GPT-së””, u shpreh Rama.

“E kërkoj Mira Muratin, me thënë të drejtë i ndrojtur, nga një ndrojtje që s’më karakterizon, dhe më jep një takim telefonik. Dëgjoj një zë miqësor dhe marr guximin ti kërkoj ndihmë ta bëjmë gati Shqipërinë më shpejt për anëtarësimin në BE. Ajo qeshi, se mendoi se po bëja humor. Unë e pyes: A është e mundur që në vend që ne të rekrutojmë një armatë me përkthyes dhe një batalion me juristë dhe të shpenzojmë dhjetëra-miliona euro për të bërë gati në shqip malin me masat ligjore të BE-së, ta bëjmë këtë përmes Chat GPT? M’u përgjigj që ‘më duket e mundur’. Kështu nisi puna me Mirën dhe një skuadër të përbashkët që krijuam me AKSH-in. Në 13 dhjetor në Bruksel kur të mbarojë mbledhja, bashkë me dilemën greke, unë do t’ua lë si kartolinë të Vitit të Ri të Shqipërisë të gjithë liderëve të BE rezultatin e testit të suksesshëm të modelit shqiptar për ndërvendosjen në legjislacionin tonë të 280 mijë faqeve masa ligjore të BE”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se, “modeli ynë revolucionar këmbë e krye, i gjithë këtij procesi monumental për nga volumi i punës, nuk bën thjesht përkthim, por edhe një sërë shërbimesh të tjera, për të cilat unë nuk po zgjatem këtu, por në thelb na mundëson një “qërim farmaceutik’” të gjithë thasëve të pafundme të orizit të legjislacionit tonë në tërësi, duke nisur nga njëra anë ekspozimin e të gjitha vargmaleve të mbivendosjeve që kanë ndodhur si rezultat i kalimit të ligjeve apo të vendimeve të qeverisë pa marrë parasysh se çfarë kanë shkruar ligje të tjera dhe vendime të mëparshme, dhe duke krijuar një situatë ku atë që ta jep një ligj, nuk ta jep ligji tjetër, apo atë që ta jep një vendim qeverie, s’ta jep vendimi tjetër, dhe duke na dhënë edhe analizën e impaktit të çdo mase që ndërvendoset në legjislacionin shqiptar, për të cilën do të na duheshin përndryshe dhjetëra, e dhjetëra, e dhjetëra ekspertë ndërkombëtarë. Dhe patjetër, duke na garantuar edhe një vend nderi në historinë e kampionatit europian të integrimit”.