Për universitetin... - Gazeta Express
string(17) "per-universitetin"

Gazeta Express

29/09/2020 14:08

Për universitetin…

Gazeta Express

29/09/2020 14:08

Nuk është shkrim kundër universitetit apo profesorëve, është përpjekje për të përshkruar absurditetin e situatës së tij

Fisnik Dragusha

Lexo Edhe:

Ideja e universitetit është shumë e hershme. Qëllimi i tij ishte sinkronizimi i punës kërkimore dhe në mësim. Mbështetej mbi iluminizmin, çka nënkuptonte ndërtimin e qytetarve të barabartë e të lirë. Universiteti në parim është vendi i vizioneve të mëdha. Universiteti si vend është i institucionalizuar përbën shtratin e ndërtimit të shoqerisë moderne e demokratike.  Është vendi ku udhëhiqet mbi principe dhe mënyrë demokratike, pa sjellje autoritariste.

Mbi idenë e universiteteve moderne, janë marrë teoricient të ndryshëm, filozof e sociolog, prej idealizmit gjerman, deri te shkolla e Frankfurtit.

Brenda universiteteve kanë lindur lëvizje studentore që kanë prodhuar ndryshime edhe në rrafsh global. Demonstrata e vitit ’68 është një shembull, që përfshinë kërkesa bazike të rregullimit të statusit të studentit e deri te kërkesat politike. Ne këtë kontekst, vlen të përmendet demonstrata e famshme e studentëve dhe profesorëve e 1 tetorit të ‘97, e cila përbënte ngjarje.

Sikur nuk eshte aspak e mjaftueshme edhe një shkrim për të treguar për dështimin në një prej sferave thuajse më të ndjeshme të shoqerise sone, arsimin dhe hiç më pak se atë universitar. Nuk është shkrim kundër universitetit apo profesorëve, është përpjekje për të përshkruar absurditetin e situateës së tij.

Para se të kaloj te profesorët, me duhet të ndaloj te studentët, në mënyrë që të kemi një pasqyrë më të qartë të këtij raporti. Këtu vërejmë edhe efektin zingjir të problemit. Nxënësit, të cilët vendosin të bëhen student, zakonisht edhe prej rrefimeve edhe prej kultures sonë e kanë të mbjellur respektin, i cili me raste mund të përkthehet edhe si frikeë nga gjithëdija e profesorit. Kesaj kur i shtohet edhe mungesa e mjaftueshme e leximit, e bënë më të komplikuar raportin nxënës-profesor, student-profesor. Studenti respekton autoritetin e profesorit, ndëersa profesori duke qenë se është i mbeshtjellur me dozë pushteti në raport me studentin, tregohet mospërfilles dhe rrjedhimisht këtu krijohet nje hendek mes palëve, saqë shumë rrallë, për të mos thënë asnjëhere nuk sfidohet. Ndërtimi i ketij raporti është pothuajse teologjik, e asnjeherë nuk eështë dialektik. Është tepër ironike kjo, kur kihet parasysh që në thelb institucioni nënkupton diskutimin dhe debatin, ne esencë dyshimin dhe kerkimin dhe asnjëherë besimin dhe heshtjen.  Studenti është i pa lexueshem (nuk ka lexuar mjaftushem) dhe duke u pershtatë me rrethanat në të cilat gjendet, natyrisht se shikon mënyrat më të lehta dhe më alternative për të kaluar. Profesori, duke mos e prishë aspak rehatinë e tij, duke bërë “kërkime” (lexo: kaluar kohën) gjithë ditën në rrjete sociale, duke shitur gjithmonë vetëm imazhin e tij, duke mos qenë asnjëherë i sfiduar nga studentët dhe duke e ditur që llogaridhënia nuk ekziston si koncept, as që merr mundin të jetë konstruktiv në këtë raport. Ambienti dhe koncepti duken mjaft dekurajuese, nuk stimulohet iniciativa, mendimi kritik, përkundrazi shtypet.

Distancë në mes të profesorit dhe studentit, është mekanizmi që e mirëmbanë PUSHTETIN e profesorit  dhe reflekton në perceptimin e gabuar të studentit që profesori është i gjithëdijshëm. Ky raport është ekuivalenti i pushtetit politk.

E gjithë kjo na shfaqet si iluzion… studentët duke gënjyer veten se po përgatiten, profesorët duke genjyer se po mesojnë dike. Kjo nuk është moralizim i çështjes. Pothuajse secili ka një eksperiencë të tillë. Shikuar nga perspektiva ekonomike, studentët nuk janë të përgatitur për tregun (lexim kapitalist i çështjes), e profesorët as që bëhet fjalë se e arsyetojnë pagën dhe privilegjet që kanë. Politka në këtë mes, sikurse në gjithçka, ka katandisur, duke blerë paqe përmes profesorave (gjithnjë kemi parasysh se ka perjashtime), nuk e ka parasysh një fakt të thjeshtë: me këtë çasje prodhon potencialisht militant, që nesër do të dalin të kërkojnë punë duke qenë të diplomuar, ndërkaq në anën tjetër krijon një klase parazite të mireëpaguar, për kete diç më vonë.

Ajo që e ushqen tërë këtë situatë është relacioni brenda profesorëve, ku nuk mungojnë intrigat dhe ndeërskamcat, mirëpo ajo që i bashkon është më e madhe se ajo që i ndan. Nuk ka solidaritet organik e madje as mekanik. Ekziston nje lloj dakordësie që në këtë status-quo të gjithë janë përfituesit. Në gjithë këtë siguri statusore e ekonomike, duke pasë privilegje, pa projekte, hulumtime e punë, profesorët e nderuar nuk e kryejnë veç punën e vet, ndërkohë që zhvillojnë vese e pasione. Nuk eshte e keqe kjo në vetvete, veçse këtu ka nje zhvillim disproporcional me kolegët e tyre në Europë. 

Pozitat janë gjithmonë pa përjashtim politke, kriteret janë të mirënjohura, ndër kryesorët lojaliteti partiak. Nuk është kriter planprogrami, as kërkesa që gjatë një mandati të arrijmë të jemi në 1000 universitetet më të mira të boteës. Shpenzimet dhe linjat buxhetore shkojnë për mëditje dhe shpenzime burokratike. Avancimet akademike fitohen në mënyrë paramoderne, pa kriter shkencor, të dyshimta, komisionet gjithnjë janë të parapërgatitura dhe gjithmonë dihet paraprakisht se kush do të avancohet.

Buxheti i Universitetit të Prishtinës që është rreth 34 milion (v.2019), 60% e tij ka shkuar në paga, mbinorma të profesorëve ekzistues, e bashkëpunëtor të jashtëm. Me mbi 3 milion euro janë paguar dy kategoritë e fundit për një vit. Për mallra dhe shërbime janë shpenzuar rreth 10%, shpenzime komunale – 5 %, e shpenzime kapitale mbi 20%. Për hulumtime e kërkime – nuk shkruhet askund, fatkeqësisht. 

John Dewy na “mëson” se universiteti nuk është vetëm përgatitje për jetën, universiteti është vet jeta. Derisa Jurgen Habermas shprehet se ka një kolonizim diskursiv të komunikimit me konceptet liri dhe drejtësi, e që janë koncepte që mesohen në universitet, prandaj universiteti si pjese e sferës publike duhet të çlirojne arsyen kritike nga tirania e parasë. Andaj, për hir të parasë dhe një statusi prej të “gjithëditurit” mos na privoni nga jeta!