“Për ty” kënga e re e Shkurte Gashit dhe Bardhit - Gazeta Express
string(46) "per-ty-kenga-e-re-e-shkurte-gashit-dhe-bardhit"

“Për ty” kënga e re e Shkurte Gashit dhe Bardhit

Muzike

Gazeta Express

20/04/2023 20:45

Bashkëshorti i Shkurte Gashit, Albert Limani dhe menaxheri i Bardhit bëjnë bashkë dy artistët e njohur të estradës shqiptarë për të dytën herë.

Dyshja kanë publikuar bashkëpunimin e ri që mban titullin “Për ty”, që është prodhuar nga produksioni SBS Entertainment.

Projekti i reperi dhe këngëtares së mirënjohur është kompletuar edhe nga ana vizuale dhe tashmë gjendet e publikuar në kanalin zyrtar në YouTube.

Kujtojmë që ky është bashkëpunimi i dytë për artistët, ata vitin e kaluar sollën këngën “Mama Mia” bashkë me këngëtaren, Nora Istrefi.

Ndryshe, si Bardhi ashtu edhe Shkurta mbeten të angazhuar edhe me koncerte të shumta dhe mbrëmje muzikore.