Policia ka njoftuar se në rajonin e Mitrovicës së Jugut për tri ditë janë konfiskuar tri armë zjarri.
“Në rajonin e Mitrovicës se Jugut, gjatë tri ditëve të para të fillim vitit 2026, janë konfiskuar tri armë zjarri. Konfiskimi i armëve është realizuar në lokacion të ndryshme ne Mitrovicën e Jugut dhe Skenderaj. Armët e konfiskuara janë: Dy pushkë gjuetie Një pistoletë 159 fishek të kalibrave të ndryshëm. Lidhur me armët e konfiskuara janë iniciuar raste penale: për verat: Armëmbajtje pa leje, përdorim i armës dhe kanosje. Nga këto raste, me vendim të prokurorit dy të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit policor.”