Për transit në vend nuk nevojitet PCR test - Gazeta Express
string(42) "per-transit-ne-vend-nuk-nevojitet-pcr-test"

Për transit në vend nuk nevojitet PCR test

Gazeta Express

12/08/2020 13:52

Shtetasit e Kosovës, Serbisë, Malit të Zi dhe Bosnjë e Hercegovinës, si dhe diplomatët, anëtarët e familjeve të tyre dhe shtetasit me nënshtetësi të dyfishtë nga këto vende, gjatë transitit përmes Maqedonisë së Veriut nuk duhet të paraqesin test PCR për Kovid-19 jo më të vjetër se 72 orë siç është rregulli për qytetarët e tjerë të këtyre vendeve.

Sipas udhëzimeve të Qeverisë dhe Ministrive të Shëndetësisë, Punëve të Brendshme dhe Punëve të Jashtme, të lëshuar më 10 korrik, për transit përmes vendit, shtetasit e katër vendeve në hyrje të vendkalimit kufitar për trafik ajror, nga aeroporti ndërkombëtar i Shkupit dhe Aeroporti “Shën Apostull Pali” në Ohër, nuk është e nevojshme të paraqesin vërtetim mjekësor nga test PCR i bërë, por vetëm duhet të nënshkruajnë deklaratë dhe brenda tre orësh duhet të largohen nga vendi.

Lexo Edhe:

Gjatë hyrjes në vendkalimin kufitar tokësor, për të dalë nga vendkalimi kufitar për trafik ajror, nga aeroporti ndërkombëtar i Shkupit dhe Aeroporti “Shën Apostull Pali” në Ohër, është e detyrueshme të tregohet biletë e aeroplanit (biletë elektronike) dhe të nënshkruhet deklaratë transiti dhe brenda tre orëve duhet ta lëshojnë vendin.

Autoritetet finlandeze dje kumtuan se 24 nga 157-të pasagjerët të cilët arritën në Turku nga Shkupi pas testimeve të kryera vullnetare ishin pozitivë të Kovid-19. Numri më i madh i udhëtarëve janë nga Kosova dhe Finlanda, dhe vetëm dy nga Maqedonia e Veriut.

Ministria e Shëndetësisë pas kontrolleve të kryera për të gjithë udhëtarët, informon se asnjë prej tyre nuk është regjistruar në bazën e të dhënave të rasteve pozitive me Kovid-19 në vendin tonë, që do të thotë se ata nuk kanë një vendim për izolim si pozitivë nga Inspektorati shtetëror sanitar dhe shëndetësor.