Për tetë muaj, Policia e Kosovës inicion 473 raste të falsifikimit të parave - Gazeta Express
string(75) "per-tete-muaj-policia-e-kosoves-inicion-473-raste-te-falsifikimit-te-parave"

Lajme

Gazeta Express

08/09/2025 12:46

Për tetë muaj, Policia e Kosovës inicion 473 raste të falsifikimit të parave

Lajme

Gazeta Express

08/09/2025 12:46

Në Kosovë janë shpeshtuar rastet e shpërndarjes së parave false dhe për këtë fenomen qytetarët thuajse çdo ditë raportojnë në polici se kanë hasur në para të falsifikuara.

Në një përgjigje për “Front Online” nga Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se nga janari e deri në fund të gushtit  janë iniciuar 473 raste të falsifikimit të parave.

“Për periudhën kohore Janar-Gusht 2025 numri i rasteve nga vepra penale Falsifikim i parasë është gjithsej 473 raste”, thuhet në përgjigjen e Policisë.