Për të tretën herë, Trump ngatërron Shqipërinë me Armeninë: Zgjidha luftën shumëvjeçare mes ‘Shqipërisë dhe Azerbajxhanit’ - Gazeta Express
string(118) "per-te-treten-here-trump-ngaterron-shqiperine-me-armenine-zgjidha-luften-shumevjecare-mes-shqiperise-dhe-azerbajxhanit"

Lajme

Gazeta Express

18/09/2025 17:21

Për të tretën herë, Trump ngatërron Shqipërinë me Armeninë: Zgjidha luftën shumëvjeçare mes ‘Shqipërisë dhe Azerbajxhanit’

Lajme

Gazeta Express

18/09/2025 17:21

Ndërsa renditi ato që ai i quajti sukseset e tij në përfundimin e luftërave në mbarë botën, presidenti Donald Trump përmend konfliktin e gjatë Armeni-Azerbajxhan dhe sërish ngatërroi Shqipërinë me Armeninë.

Trump i bashkoi të dy udhëheqësit në Shtëpinë e Bardhë, ku ata nënshkruan një angazhim për të rënë dakord për paqe, pas dekadash konflikti të ndërprerë mbi territorin e diskutueshëm të Nagorno-Karabakut.

Por, ndërsa tha se e “zgjidhi” konfliktin, ai iu referua Armenisë si “Shqipëria” dhe e quajti Azerbajxhanin sërish “Aberbajxhan”.

Kjo është hera e tretë që ai ngatërron një nga vendet në javët e fundit.