"Për të ecur tutje me projekte", Gjini shpalos programin në fshatrat Botushë dhe Molliq - Gazeta Express
string(84) "per-te-ecur-tutje-me-projekte-gjini-shpalos-programin-ne-fshatrat-botushe-dhe-molliq"

Lajme

Gazeta Express

14/09/2025 22:02

“Për të ecur tutje me projekte”, Gjini shpalos programin në fshatrat Botushë dhe Molliq

Lajme

Gazeta Express

14/09/2025 22:02

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini synon një tjetër mandat nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Ai ka treguar për shpalosjen e programit me banorët e fshatrave Botushë dhe Molliq.

Gjini ka thënë se pas punës që kanë bërë ndër vite, ka mbështetje për të vazhduar me projekte të ardhshme.

“E nisëm sot shpalosjen e programit tonë me banorët e fshatrave Botushë dhe Molliq. Është tejet e natyrshme që pas një pune që kemi bërë ndër vite të kemi mbështetje për të ecur tutje me projektet e ardhshme”, ka thënë Gjini. /Gazeta Express