Trepça ka arritur të shënoj fitore në finalen e Superkupës së Kosovës në basketboll, pasi mposht Sigal Prishtinën me rezultat 89-73.
Kryeqytetasit e nisin më mirë takimin duke fituar çerekun e parë me rezultat 15-14, mirëpo ‘xehetarët u rikthyen menjëherë dhe në pjesën e parë, shkuan në epërsi 40-34, shkruan Gazeta Express.
Teksa edhe në dy çerekët tjerë mitrovicasit arritën të mbajnë epërsinë për të triumfuar fund me rezultat 89-73.
Më i dalluari tek Trepça ishte Sammy Hunter me 18 pikë, gjashtë kërcime e një asistim.
Lojë të mirë bënë edhe Cambridge që shënoi 15 pikë e Johnson 14 sosh.
Tek bardhekaltrit më i dalluari ishte Moore me 20 pikë, kontribut dha edhe Nzeakor që shtoi edhe 13 sosh.
Për, Trepçën ky ishte titulli i dytë me radhë i Superkupës dhe i treti në përgjithësi./Gazeta Express