Për shtatë ditë e dhunoi 13-vjeçaren nga Gjakova, Gjykata merr një vendim për 31-vjeçarin - Gazeta Express
string(84) "per-shtate-dite-e-dhunoi-13-vjecaren-nga-gjakova-gjykata-merr-vendim-per-31-vjecarin"

Lajme

Gazeta Express

01/10/2021 15:07

Për shtatë ditë e dhunoi 13-vjeçaren nga Gjakova, Gjykata merr një vendim për 31-vjeçarin

Lajme

Gazeta Express

01/10/2021 15:07

Gjykata Themelore e Gjakovës ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh për E.K. i cili dyshohet për dhunimin e një 13-vjeçareje, raporton Express

Në njoftimin e Gjykatës Themelore të Gjakovës bëhet e ditur se i pandehuri për shtatë ditë radhazi ka dhunuar të miturën, në një motel në Pejë dhe në shtëpinë e tij.

“Nga data 23 shtator 2021 e deri me datë 29 shtator 2021, në një motel të panjohur në Pejë dhe në shtëpinë e tij, i pandehuri ka detyruar personin tjetër që të kryej akt seksual, dhe atë fëmijën e moshës 13 vjeçare”, ka bërë të ditur Gjykata.

Express të enjten ka raportuar lidhur me rastin e dhunimit të 13-vjeçares nga Gjakova.

Advertisement
Advertisement
Advertisement