Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar se ndeshja miqësore mes SHBA U-21 dhe Shqipërisë U-21, e planifikuar për t’u zhvilluar më 30 mars në Antalia, Turqi, është anuluar.
Federata Amerikane e Futbollit e ka njoftuar Federatën Shqiptare të Futbollit se, për shkak të situatës së krijuar në Lindjen e Mesme dhe për çështje sigurie, ka vendosur të mos udhëtojë drejt Turqisë, duke e bërë të pamundur zhvillimin e kësaj ndeshjeje miqësore.
Ndërkohë, FSHF njofton se po e shqyrton mundësinë për ta gjetur një kundërshtar tjetër për Kombëtaren U-21, për ta zhvilluar një ndeshje miqësore në të njëjtën datë, më 30 mars.
Gjithashtu, Shqipëria U-21 e ka të programuar ta luajë testin e parë miqësor të marsit ndaj Japonisë U-21 më 27 mars në Antalia. /Gazeta Express