Për shkak të zjarrit në Parkun Nacional “Jasen”, rruga rajonale R1106 Makedonski Brod-Shkup ende mbetet e mbyllur për çdo lloj të automjeteve, kumtoi Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM).
Ndërkohë komunikacioni në rrugët tjera të vendit po zhvillohet pa ndërprerje, nëpër rrugë të lagështa.Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur. Për shkak të pushimeve verore, ka frekuencë të shtuar të automjeteve, në VK Bogorodicë koha e pritjes është rreth 30 minuta, ndërsa në pikat e tjera kufitare në anën e Maqedonisë nuk ka vonesa të gjata gjatë hyrjes ose daljes nga vendi.LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.