AME raporton për vërshimet, përmend intervenimin në Gjakovë për evakuimin e 20 familjeve në koordinim me FSK'në - Gazeta Express
string(88) "per-shkak-te-vershimeve-ne-gjakove-eshte-kerkuar-ndihme-per-evakuimin-e-mbi-20-familjeve"

Lajme

Gazeta Express

06/01/2026 22:45

AME raporton për vërshimet, përmend intervenimin në Gjakovë për evakuimin e 20 familjeve në koordinim me FSK’në

Lajme

Gazeta Express

06/01/2026 22:45

Agjencia e Menaxhimit Emergjent njofton se rajonet më të prekura nga vërshimet janë në Fushë Kosovë, Drenas, Malishevë, Rahovec, Klinë, Mitrovicë, Vushtrri, Skenderaj dhe Gjakovë – vërshime në oborre, bodrume dhe rrugë të caktuara.

Në njoftim thuhet se në Gjakovë është kërkuar ndihmë për evakuimin e mbi 20 familjeve, në koordinim me FSK-në.

“Në shumicën e komunave të tjera, gjendja është relativisht e qetë dhe stabile, në monitorim të vazhdueshëm”, konfirmon AME.

“Të gjitha ekipet e forcave te Mbrojtjes dhe Shpëtimit ,janë në terren dhe situata po monitorohet vazhdimisht nga sistemi i komunikimit emergjent  Agjencisë Menaxhimit Emergjent.

📞 Apel për qytetarët:

➡️ Mos kaloni në zona të vërshuara

➡️ Raportoni çdo rrezik në numrin unik emergjent 112

➡️ Ndiqni vetëm njoftimet zyrtare

🟢 Siguria e qytetarëve mbetet prioritet për Agjencinë e Menaxhimit Emergjent”, thuhet në njoftim.

Advertisement
Advertisement
Advertisement