Për shkak të daljes së Vardarit nga shtrati, riorientohet komunikacioni në rrugën Gostivar-Çegran - Gazeta Express
string(96) "per-shkak-te-daljes-se-vardarit-nga-shtrati-riorientohet-komunikacioni-ne-rrugen-gostivar-cegran"

Maqedoni

Gazeta Express

18/02/2026 10:13

Për shkak të daljes së Vardarit nga shtrati, riorientohet komunikacioni në rrugën Gostivar-Çegran

Maqedoni

Gazeta Express

18/02/2026 10:13

Për shkak të daljes së Vardarit nga shtrati, prej mbrëmë është vendosur ndalesë për komunikacion në rrugën rajonale R2-233 Gostivar – fshati Çegran në fshatin Forinë. Komunikacioni riorientohet nga fshati Çajle e Vjetër drejt fshatit Forinë. Rruga drejt fshatit German u bllokua në fshatin Stança nga një dru i rënë dhe nuk është e kalueshme, informoi LAMM në raportin e mëngjesit për gjendjen e rrugëve.

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa. Të reshura të dobëta të borës ka në Kriva Pallankë – vendkalimi kufitar Deve Bair, vendkalimi kufitar Dellçevë, Stracin dhe në Ponikva, por në këtë moment nuk paraqesin pengesë për zhvillimin e komunikacionit.

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare në anën e Maqedonisë, nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit, drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve, ku ekziston mundësia për rrëshqitje të dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Në fuqi është obligimi ligjor për posedimin e pajisjes dimërore në automjete.

Advertisement
Advertisement
Advertisement