Për Ronaldon s’ka pushim as në kohë pandemie, i tregon muskujt nga karantina - Gazeta Express
string(74) "per-ronaldon-ska-pushim-as-ne-kohe-pandemie-i-tregon-muskujt-nga-karantina"

Për Ronaldon s’ka pushim as në kohë pandemie, i tregon muskujt nga karantina

Gazeta Express

24/03/2020 19:53

Cristiano Ronaldo mund të jetë i ngujuar në Madeira, por kjo nuk nënkupton se ai do të heqë dorë nga përgatitjet fizike dhe kujdesi për trupin, midis krizës së shkaktuar nga pandemia koronavirus.

Sulmuesi i Juventusit Ronaldo i rikthye në atdhe në fillim të këtij muaji pasi nëna e tij kishte pësuar sulm në tru dhe ai kishte vendosur të qëndrojë në ishull pas përhapjes së shpejtë në gjithë botën të sëmundjes ngjitëse Covid-19, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Derisa sezoni në Serie A dhe në të gjitha ligat evropiane është pezulluar, Ronaldo kohën po e kalon në një vilë luksoze me pamje nga Oqeani Atlantik.

35-vjeçari e ka vazhduar regjimin e ushtrimeve duke e ruajtur formën fantastike trupore. Motra e tij, Katia, e ka postuar një fotografi në llogarinë e vet në Instagram ku Ronaldo shihet i rrjepur në muskuj.

Ronaldo ishte në formë mrekullueshme edhe këtë fillim vit para se sezoni në Serie A të pezullohej. Ai i kishte shënuar 13 gola në 11 ndeshjet e fundit në të gjitha garat. /Gazeta Express/