“Për partitë tubime, për qytetarët dënime”, fshihet parulla e PSD’së në objektin e Policisë - Gazeta Express
string(86) "per-partite-tubime-per-qytetaret-denime-fshihet-parulla-e-psdse-ne-objektin-e-policise"

“Për partitë tubime, për qytetarët dënime”, fshihet parulla e PSD’së në objektin e Policisë

Lajme

Gazeta Express

14/01/2021 10:25

Është mbuluar parulla që kishin shkruar anëtarët e Partisë Socialdemokrate në muret e stacionit qendror të Policisë në Prishtinë, raporton Express

Mëngjesin e sotëm është mbuluar dhe lyer me ngjyrë të bardhë parulla “Për partitë tubime, për qytetarët dënime”.

Lexo Edhe:

Anëtarë dhe aktivistë të PSD’së të hënën kanë protestuar para stacionit qendror të Policisë në Prishtinë, duke shprehur pakënaqësitë rreth dënimeve që po shqiptohen ndaj qytetarëve për mosrespektim të masave anti-covid, ndërkaq politikanët dhe partitë politike po lejohen të mbajnë tubime për fushatë elektorale.

Në protestën e PSD’së janë arrestuar anëtarë dhe aktivistë të kësaj partie./GazetaExpress/