Për pak nis seanca e 42-të për konstituim të Kuvendit - Gazeta Express
string(53) "per-pak-nis-seanca-e-42-te-per-konstituim-te-kuvendit"

Lajme

Gazeta Express

05/07/2025 19:52

Për pak nis seanca e 42-të për konstituim të Kuvendit

Lajme

Gazeta Express

05/07/2025 19:52

Deputetët e legjislaturës së nëntë kanë nisur të mblidhen për herë të 42-të në tentim të konstituimit të Kuvendit.

Ata nisën të mblidheshin edhe mëngjesin e sotëm, mirëpo pas një alarmi për bombë në ndërtesën e Kuvendit, seanca nuk nisi dhe u shty për mbrëmjen e së shtunës, në orën 20:00.

Deputetët ndërkaq do të kenë mundësi të votojnë pro, kundër ose të abstenojnë për themelimin e Komisionit për votim të fshehtë, çështje e cila nuk po kalon tash e një kohë të gjatë, duke u kundërshtuar nga PDK, LDK, AAK e partitë tjera më të vogla.