"Për një muaj e 2 ditë", Durmishi e "rehaton" urën e re: U vendosën trarët, në shtator e gatshme për vetura e këmbësorë - Gazeta Express
string(112) "per-nje-muaj-e-2-dite-durmishi-e-rehaton-uren-e-re-u-vendosen-traret-ne-shtator-e-gatshme-per-vetura-e-kembesore"

Lajme

Gazeta Express

03/08/2025 18:46

“Për një muaj e 2 ditë”, Durmishi e “rehaton” urën e re: U vendosën trarët, në shtator e gatshme për vetura e këmbësorë

Lajme

Gazeta Express

03/08/2025 18:46

Në prag të zgjedhjeve, zëvendësministri i Infrastrukturës në detyrë, Hysen Durmishi, shkruan se ura e re në Mitrovicë, do të jetë e gatshme në shtator.

Sipas tij, janë vendosur “trarët kryesor në urën mbi lumin Ibër”.

“Një muaj e dy ditë prej kur filluam. U betonuan pilotat e betonit, u përgatitën, armuan e betonuan themelet e urës, u përgatitën, armuan e betonuan shtyllat e urës. Dje e sot u vendosën 18 trarë të cilët ishin përgatitur, armuar e betonuar në një punishte në Bair të Mitrovicës”, shkruan Durmishi.

“Tani na ka mbetur edhe betonimi i pllakës dhe shtresa e asfaltit”, thotë ai.