Për një javë u testuan 10 mijë e 409 persona në Kosovë, prej tyre afër 5 mijë rezultuan pozitivë me COVID - Gazeta Express
string(104) "per-nje-jave-u-testuan-10-mije-e-409-persona-ne-kosove-prej-tyre-afer-5-mije-rezultuan-pozitive-me-covid"

Për një javë u testuan 10 mijë e 409 persona në Kosovë, prej tyre afër 5 mijë rezultuan pozitivë me COVID

Gazeta Express

21/11/2020 17:13

Situata nga koronavirusi në Kosovë po vazhdon të rëndohet, ku vetëm 24 orët e fundit u konfirmuan 19 raste të vdekjes dhe 711 raste të reja.

Në këtë javë, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës ka testuar 10 mijë e 409 persona, ku nga ta kanë rezultuar pozitivë 4 mijë e 471 persona.

Lexo Edhe:

Që në përqindje i bie se brenda 6 dite kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 42.95 për qind e të testuarve.

Gjatë kësaj jave, betejën me Covid-19 në Kosovë e kanë humbur 82 persona. Ndërsa, numri i të shëruarve në këtë javë ka arritur në 3 mijë e 188 persona.

Ndryshe, Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar mbrëmë se kanë hyrë në fuqi masat e reja për komunat e Kosovës, sipas kategorizimit të ri lidhur me numrin e të infektuarve në 100 000 banorë.

Lëvizja e qytetarëve, është e përcaktuar sipas numrit të të infektuarve në 7 ditët e fundit dhe masat janë të marra sipas kategorizimeve me zona.

Në zonën e kuqe bëjnë pjesë komunat me rrezik të lartë, me mbi 151 të infektuar në 100.000 banorë brenda javës. Në këtë zonë janë 18 komuna: Prishtina, Fushë-Kosova, Gjilani, Obiliqi, Gjakova, Shtimja, Podujeva, Peja, Ferizaj, Mitrovica e Jugut, Vushtrria, Lipjani, Vitia, Zveçani, Leposaviqi, Zubin Potoku, Mitrovica e Veriut dhe Kamenica.

Në komunat që gjenden në zonën e kuqe, nga ora 19:00 mbyllet çdo aktivitet ekonomik dhe vendoset kufizim i plotë i lëvizjes së qytetarëve, do të ketë orë policore në këto komuna, si dhe ndalohen hyrjet daljet në këto komuna deri në ora 05:00.

Në zonën e verdhë bëjnë pjesë komunat me rrezik të mesëm, që kanë prej 76 deri në 150 të infektuar në 100.000 banorë brenda javës. Në këtë zona janë 14 komuna: Prizreni, Klina, Deçani, Drenasi, Malishevë, Suhareka, Novobërda, Graçanica, Ranillugu, Parteshi, Kaçaniku, Kllokoti, Rahoveci dhe Skenderaj.

Komunat të cilat bëjnë pjesë në zonën e verdhë, operatorët ekonomikë lejohen të punojnë nga ora 05:00 deri në orën 18:00.

Shërbimet e hotelerisë dhe gastronomisë lejohen të punojnë nga ora 05:00 deri në ora 18:00, pas orës 18:00 punojnë me shërbim “merr me vete” dhe “porosi me dërgesë”.

Qendrat tregtare lejohen të punojnë prej orës 05:00 deri në ora 18:00.

Në zonën e gjelbër bëjnë pjesë komunat me rrezik të ulët apo komunat prej 1 deri në 75 të infektuar në 100.000 banorë brenda javës. Në këtë zonë bëjnë pjesë 6 komuna: Mamusha, Dragashi, Shtërpca, Juniku, Istogu dhe Hani i Elezit.

Në komunat që hyjnë në këtë zonë me rrezik më të ulët të përhapjes së koronavirusit, operatorët ekonomikë do të lejohen të punojnë nga ora 05:00 deri në orën 20:00.

Transporti publik në këto komuna do të lejohet të punojë deri në 50 për qind të kapaciteteve.

Qendrat tregtare në këto komuna do të mund të punojnë nga ora 5 e mëngjesit deri në orën 20. Veprimtaria e hotelerisë dhe gastronomisë ndalohet pas orës 20:00, përveç shërbimit” merre me vete” dhe “porosi me dërgesë”. /Express/