Policia rajonale e Ferizajt ka njoftuar se javën e kaluar ka shqiptuar 1 mijë e 534 gjoba dhe janë pezulluar 19 patentë shoferë.
Po ashtu janë raportuar 36 aksidente, ku janë lënduar 22 persona.
“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara për të parandaluar aksidentet dhe apelon tek të gjithë drejtuesit e automjeteve që të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat e trafikut. Ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë dhe të raportojnë çdo kundërvajtje në trafik përmes: -Stacionit më të afërt policor – Aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë” – Numrave : 192, 0290/326-250 & 0290/322-406 Të dhënat e raportuara do të trajtohen me konfidencialitet të plotë.”