Për një ditë, ngrihen 46 aktakuza ndaj 56 personave në Kosovë - Gazeta Express
string(60) "per-nje-dite-ngrihen-46-aktakuza-ndaj-56-personave-ne-kosove"

Lajme

Gazeta Express

14/01/2021 10:51

Për një ditë, ngrihen 46 aktakuza ndaj 56 personave në Kosovë

Lajme

Gazeta Express

14/01/2021 10:51

Prokuroria e Shtetit ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë ngritur 46 aktakuza ndaj 56 personave, raporton Gazeta Express.

Sipas saj, gjatë kësaj kohe janë ndalur 9 persona të dyshuar, ndërsa janë bërë 7 kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër 9 personave.

Lexo Edhe:

“Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur dyzetegjashtë (46) aktakuza, kundër pesëdhjetegjashtë (56) personave, për vepra të ndryshme penale, ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar nëntë (9) persona të dyshuar”, është thënë për media.

Njoftimi i plotë:

Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur dyzetegjashtë (46) aktakuza, kundër pesëdhjetegjashtë (56) personave, për vepra të ndryshme penale, ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar nëntë (9) persona të dyshuar.

Gjithashtu, janë bërë shtatë (7) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër nëntë (9) personave të dyshuar, një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak kundër dy (2) personave dhe dy (2) kërkesa për sekuestrimin e përkohshëm të sendeve.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka bërë një kërkesë për letër rreshtim vendor dhe ndërkombëtar kundër një (1) personi, me dyshimin se ka kryer disa vepra penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona, një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak për dy (2) persona, dy (2) kërkesa për ekzaminim psikiatrik për (2) persona, si dhe ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për vepra të ndryshme penale, të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Pejë, ka ndaluar gjashtë (6) persona, ka bërë dy (2) kërkesa për paraburgim ndaj katër (4) personave, dy (2) kërkesa për sekuestrim të përkohshëm dhe ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër dhjetë (10) personave.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person për 48 orë, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, me ndalim në Institutin e Psikiatrisë Forenzike, në Prishtinë, ndaj një (1) personi dhe ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave, për vepra të ndryshme penale.