string(94) "per-mua-nuk-do-te-thone-qe-vdiq-i-pasur-gates-godet-musk-po-vret-femijet-me-te-varfer-te-botes"

Lajme

Gazeta Express

08/05/2025 15:50

“Për mua nuk do të thonë që vdiq i pasur”, Gates godet Musk: Po ‘vret’ fëmijët më të varfër të botës

Lajme

Gazeta Express

08/05/2025 15:50

Pas zotimit se do të dhurojë gati gjithë pasurinë e tij për bamirësi, Bill Gates ka akuzuar rëndë njeriun më të pasur në botë Elon Musk.

Duke folur për Financial Times, Gates e ka akuzuar Musk se “po vret fëmijët më të varfër të botës”, me shkurtimet e bëra në buxhetin e Shteteve të Bashkuara për ndihmë.

“Pamja e njeriut më të pasur në botë që vret fëmijët më të varfër në botë nuk është e bukur”, ka thënë Gates.

Kujtojmë se Departamenti i Efikasitetit të Qeverisë i udhëhequr nga Musk ka çuar në shkatërrimin e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), e cila më parë ka ofruar miliarda në fonde për gjithçka, nga vaksinat për fëmijët deri te ndihma emergjente ushqimore.

Edhe pse kohë më parë Gates dhe Musk janë pajtuar në rolin e të pasurve për dhënien e ndihmave, që atëherë të dy kanë pasur disa përplasje.

Tutje, në një qortim të nënkuptuar ndaj shkurtimit të ndihmave nga administrata Trump, Gates tha se ai donte të ndihmonte në ndalimin e vdekjes së foshnjave të porsalindura, fëmijëve dhe nënave nga shkaqe të parandalueshme, t’i jepte fund sëmundjeve si poliomeliti, malaria dhe fruthi, si dhe të zvogëlonte varfërinë.

Poashtu, pasi Gates njoftoi se po përshpejtonte planet për të dhuruar gjithë pasurinë e tij dhe për të mbyllur Fondacionin Gates më 31 dhjetor 2045, ai u shpreh se njerëzit nuk do të mund të thonë për të se vdiq i pasur.

 “Njerëzit do të thonë shumë gjëra për mua kur të vdes, por unë jam i vendosur që ‘ai vdiq i pasur’ nuk do të jetë një prej tyre”, kështu ka shkruar në rrjete sociale filantropi 69-vjeçar.

Kujtojmë se Fondacioni Gates u themelua në vitin 2000 nga Bill Gates dhe ish-bashkëshortja e tij Melinda French Gates, e më pas atyre iu bashkua edhe Ëarren Buffet. Dihet se që nga themelimi fondacioni ka dhuruar 100 miliardë dollarë.