Për më pak se 15 minuta shiten të gjitha biletat për ndeshjen Trepça – Ylli, ka ankesa për keqpërdorim të procesit - Gazeta Express
string(111) "per-me-pak-se-15-minuta-shiten-te-gjitha-biletat-per-ndeshjen-trepca-ylli-ka-ankesa-per-keqperdorim-te-procesit"

Basketboll

Gazeta Express

26/05/2022 11:08

Për më pak se 15 minuta shiten të gjitha biletat për ndeshjen Trepça – Ylli, ka ankesa për keqpërdorim të procesit

Basketboll

Gazeta Express

26/05/2022 11:08

Tifozët mitrovicas mezi po e presin ndeshjen e sontme finale të “play-off”-it në Superligën e basketbollit.

Një interesim i jashtëzakonshëm mbretëroi sot gjatë shitjes së biletave, të cilat u “avulluan” për 10 minuta.

Pra, të gjitha biletat e ndeshjes së sontme, Trepça – Golden Eagle Ylli u shitën për pak minuta.

Disa tifozë që kanë mbetur pa bileta janë ankuar për organizim të dobët të shitjes së biletave, ndërkohë që kanë shprehur dyshime për keqpërdorimeve në këtë proces pasi individë të caktuar i kanë blerë nga disa bileta, shkruan “Gazeta Express” .

Skuadrat finaliste do të përballen në palestrën “Minatori” në Mitrovicë duke filluar nga ora 20:30.

Aktualisht, Ylli është në avantazh 1-0 në serinë e ndeshjeve finale, kurse sonte do të luhet ajo e dytë.

Njëjtë kishte ndodhur edhe në gjysmëfinale ndaj Pejës, kur mitrovicasit ua kishin mësyrë pikave të shitjes për t’u pajisur me nga një biletë.

E sot, rendin e ka mbajtur edhe policia. /Gazeta Express/