Muriqi qan pas golit ndaj Realit, bashkëlojtari i tij "për Kosovë, për Kosovën" - Gazeta Express
string(51) "per-kosoven-vedat-muriqi-5qan-pas-golit-ndaj-realit"

Futboll

Gazeta Express

04/04/2026 19:00

Muriqi qan pas golit ndaj Realit, bashkëlojtari i tij “për Kosovë, për Kosovën”

Futboll

Gazeta Express

04/04/2026 19:00

Vedat Muriqi shënoi një gol shumë të vlefshëm për Mallorcën, në rrugëtimin e saj për mbijetesë në La Liga.

Skuadra e piratit dardan mori një fitore të madhe në duelin ndaj Real Madridit, duke dalur nga zona e rënies në La Liga.

Muriqi shënoi në minutën e 91-të për fitoren e Mallorcës, me shifrat prej 2-1, duke i rritur gjasat për mbijetesë në elitë, teksa i lëndoi shpresat e Realit për titull.

Pas golit të shënuar, Muriqi u pa në lot, teksa bashkëlojtari i tij, Johan Mojica iu drejtuar kamerës me fjalët “Për Kosovën, për Kosovën”.

Muriqi ishte qendër e kritikave pas humbjes së Kosovës në finalen e “play-offit” ndaj Turqisë për kualifikim në Botëror.

Pas kësaj fitoreje, Mallorca tashmë kalon në vendin e 17-të, me 31 pikë, një më shumë se Elche që është e 18-ta, në zonën e rënies.

Muriqi sot e shënoi golin e 19-të në La Liga, teksa ka edhe një asistim në emrin e tij./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement