61 vite më parë u vendos në qendër të qytetit të Krujës, monumenti i Gjergj Kastriotit Skënderbeut, një ekuestër monumental, unik dhe madhështor, vepër për të cilën skulptori Janaq Paço punoi mbi 10 vite.
Monumenti i Gjergj Kastrioti Skënderbeut në Krujë është i
lartë gjithsej 12 m (6 m lartësia e monumentit dhe 6 m bazamenti).
Ekuestri u vendos në Krujë më 27 Nëntor 1959 dhe është
ekuestri i parë i vendosur në Shqipëri, dhe ndër më të bukurit dhe më të
veçantët nga zgjidhja kompozicionale në Ballkan dhe Evropë.*