Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa ndërprerje, nëpër rrugë të thata.
Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur. Për shkak të pushimeve verore, ka një frekuencë të shtuar të automjeteve, në Tabanoc koha e pritjes për hyrje dhe dalje nga vendi është rreth 30 minuta, në vendkalimet e tjera kufitare në anën e Maqedonisë nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.
Për shkak të një zjarri në Parkun Kombëtar Jasen, rruga rajonale R1106 Makedonski Brod – Shkup është e mbyllur për të gjitha llojet e automjeteve.
LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
Nga 1 korriku deri më 31 gusht, në rrugët shtetërore në Maqedoni u vendos regjim i përkohshëm veror i trafikut, i cili ndalon lëvizjen e automjeteve të rënda transportuese me një masë totale mbi 15 ton, gjatë fundjavave dhe në ditët me temperatura jashtëzakonisht të larta.
Orari është si më poshtë:
E premte nga ora 17:00 deri në 22:00,
E shtunë nga ora 9:00 deri në 18:00 dhe
E diel nga ora 9:00 deri në 22:00.
Në ditët me temperatura jashtëzakonisht të larta, të përcaktuara nga Ministria e Shëndetësisë, ndalimi do të zbatohet edhe nga e hëna në të enjte nga ora 11:00 deri në 17:00.
Kufizimi nuk vlen për automjetet që transportojnë kafshë, lule, ndihmë humanitare, kultura drithërash dhe mallra që prishen, naftë dhe derivate të naftës, transport të materialeve të rrezikshme dhe automjete që kryejnë transport për kompani që kanë lidhur kontrata për zbatimin e projekteve në rrugët shtetërore me Ndërmarrjen Publike për Rrugët Shtetërore.
Në rrugën magjistrale A2: Shkup – Ohër – Shkup (e vlefshme deri më 1 shtator), lëvizja e automjeteve të rënda mallrash, masa totale e të cilave tejkalon 7.5 ton, është e ndaluar gjatë fundjavave, në intervalet e mëposhtme:
E premte nga ora 15:00 deri në 22:00,
E shtunë nga ora 7:00 deri në 12:00 dhe nga ora 18:00 deri në 24:00 dhe
e diel nga ora 7:00 deri në 22:00.
Ky regjim i veçantë trafiku vendoset gjatë verës me qëllim që të shmanget mbingarkesa e trafikut në pjesën rrugore që të çon në destinacionin turistik më të vizituar në Republikën e Maqedonisë, të zvogëlohet mbingarkesa në pikat e pagesës dhe në përgjithësi të sigurohet rrjedhë më e shpejtë e automjeteve dhe lëvizje e papenguar e turistëve.
Kufizimi nuk vlen për automjetet që transportojnë kafshë të gjalla, lule, ndihmë humanitare, drithëra dhe kultura të drithërave, si dhe mallra që prishen lehtë.
Aksi rrugor Ohër – Resnjë, përmes Parkut kombëtar të Galiçicës, nga data 17.04.2024 është lëshuar për qarkullim për automjetet deri 3.5 ton.
Për shkak të zbatimit të projektit “Ndërtimi i segmentit rrugor Gradsko – Drenovë”, pjesë e Korridorit 10d, do të ketë një ndryshim të përkohshëm të regjimit të trafikut në Autostradën A1, seksioni Gradsko – Drenovë. Ndryshimet do të jenë të vlefshme nga 04.08.2025 deri më 16.09.2025, gjatë së cilës trafiku do të ridrejtohet dhe rregullohet me sinjalistikë të përshtatshme të trafikut.
Nga data 26.05.2025 kanë filluar aktivitetet ndërtimore – sanimi i urës mbi lumin Dragor në rrugën “Dovexhik”, Komuna e Manastirit, gjë që do të rezultojë në mbyllje të trafikut në urën në rrugën “Dovexhik”, ku komunikacionit do të riorientohet në një kalim të përkohshëm – devijim.
Aksi rrugor R2337 Kërçovë – dega me fshatin Cer filluar nga data 12 maj 2025, rruga do të mbyllet plotësisht për qarkullim nga ora 10:00 – 16:00 për shkak të punimeve ndërtimore në rrugë – (asfaltimi).
Më 13 maj 2025 do të fillojnë aktivitetet ndërtimore – rehabilitimi i urës mbi lumin Vardar në rrugën shtetërore A2, pjesa Gostivar-Strazhë, gjegjësisht do të vendoset ndryshim i përkohshëm i regjimit të komunikacionit.
Nga data 24.04.2025 ka ndryshim të përkohshëm të komunikacionit në pjesën rrugore shtetërore A2 – Zhelinë – Tetovë, mes pompës së benzinës Makpetrol dhe hyrjes veriore të Tetovës. Në këtë pjesë të rrugës po kryhen regjistrim gjeodezik dhe një korsi do të mbyllet në disa faza. Punimet do të vazhdojnë deri në përfundimin e tyre.
Sintek Inzhenering njofton se fillon ndryshimi i përkohshëm i komunikacionit në autostradën A1, aksi Demir Kapi – SMokvicë prej 17.04.2025 deri më 31.05.2025, për hskak të rikonstruimit të gypit të djathtë të tunelit në Tnelin T2. Gypi i djathtë i tunelit në tunelin T2 është tërësisht i mbyëllur për komunikacion, ndërsa trafiku është rikahëzuar tërësisht në anën e djathtë të tunelit.
Sipas njoftimit nga Viadujt Trej SHPKNJP – Gostivar të datës 09.04.2025 (e mërkurë), do të bëhet rikonstruksioni i nyjeve të zgjerimit në një pjesë të autostradës Negotinë-Veles (kryqëzimi i Negotinës), ku komunikacioni do të zhvillohet në një korsi në drejtim nga Negotina deri në Veles për një periudhë prej 15 ditësh.
Sipas njoftimit nga Viadujt Trej SHPKNJP – Gostivar, në kuadër të ndërtimit të Korridorit 10D, aktualisht është në fuqi një regjim i përkohshëm i komunikacionit në rrugën Prilep – Manastir, ku qarkullimi i automjeteve do të ridrejtohet përgjatë rrugës rajonale Prilep – Manastir, nga pjesa nga kryqëzimi Lagovë deri në Topolçan. Ky regjim i përkohshëm ka filluar nga data 03.04.2025 dhe do të zgjasë deri në përfundimin e aktiviteteve ndërtimore.
Në autostradën A1, aksi Gradsko – Drenovë, nga 17.03.2025 deri 04.04.2025, për shkak të instalimit të zgjerimit të gardhit tampon elastik në viadukte dhe ura, komunikacioni do të jetë i devijuar dhe rregulluar në pjesë të caktuara të këtij aksi.
Në autostradën A1, aksi Demir Kapi – Smokvicë nga 20.02.2025. deri më datë 31.05.2025, për shkak të rikonstruksionit të tubit të tunelit të majtë të tunelit T2, do të ketë ndryshim të përkohshëm në qarkullim. Tubi i majtë i tunelit të tunelit T2 është plotësisht i mbyllur për qarkullim, ndërsa trafiku është plotësisht i orientuar në tubin e djathtë të tunelit me zhvillim të dyanshëm të trafikut.
“SHpk Stenton Gradba – Manastir” njofton se në përputhje me miratimin për ndryshim të përkohshëm të regjimit të komunikacionit, në autostradën A1, aksi rrugor Farish – Prilep, nga data 19.12.2024 do të kryejë riparimin e gropave deri në përfundimin e punimeve ndërtimore.
Ndryshimi i përkohshëm i regjimit të komunikacionit në rrugën regjionale R1306 në pjesën Prilep-Krushevë-Slladuevë për shkak të fillimit të aktiviteteve ndërtimore lidhur me projektin Riparimi i dëmeve në rrugën rajonale R 1306 pjesa Prilep-Krushevë-Slladuevë në formë të rrëshqitjes së dheut në stacion rrugor nga km 15+100 deri në km 15+600. Prandaj, nga 16 dhjetor 2024 deri në përfundimin e aktiviteteve ndërtimore, pjesa nga Konjare e Vogël deri në Krivogashtan do të mbyllet plotësisht. Në këtë rast, trafiku do të devijohet përgjatë një seksioni tjetër brenda sinjalistikës së përcaktuar të trafikut, në përputhje me miratimin për ndryshim të përkohshëm të mënyrës së komunikacionit dhe projektit të komunikacionit.
Nga data 08.10.2024, për shkak të ndërtimit të korridorit rrugor 10D, pjesa Prilep – Manastir, është bërë devijimi për të gjitha llojet e komunikacionit nga kryqëzimi i Topolçanit përgjatë R1101 deri në deponinë e Alincit. Regjimi kohor do të zgjasë për një periudhë prej një viti.
STRABAG AG STRABAG Filialja Shkup njofton për ndryshim të përkohshëm të komunikacionit nga data 08.10.2024 deri më 31.12.2024 në autostradën A1 Veles – Negotinë për shkak të ndërtimit të segmentit të kryqëzimit Gradsko – Drenovë. Komunikacioni do të zhvillohet nën një regjim të përkohshëm me sinjalistikë të vendosur siç duhet.
Nga data 09.07.2024, në korsinë e pjesës së djathtë të autostradës Shkup – Kumanovë është bërë ndryshim i përkohshëm i regjimit të komunikacionit, ndërsa në gjatësi prej 1000 metra qarkullimi do të zhvillohet në anën e majtë të korsisë për tejkalim.
Zhikol SHPKNJP Strumicë njofton se për shkak të aktiviteteve ndërtimore të një objekti: Rikonstruksion me zgjerim të rrugës rajonale R1109 seksioni Ponov most-hyrja në Bogdanc, nga 24.06.2024 do të vendoset regjim i përkohshëm i komunikacionit.
Ndryshim i përkohshëm i regjimit të komunikacionit në autostradën A1, pjesa Petrovec – Katllanovë, për shkak të kryerjes së aktiviteteve ndërtimore. Ndryshimi i regjimit të qarkullimit do të nisë të zbatohet nga e premtja, 31.05.2024, në lidhje me projektin për përfundimin e punimeve rehabilituese me zgjerimin e seksionit të përmendur të autostradës.
Ndryshim i përkohshëm i regjimit të komunikacionit në rrugën rajonale R1101, pjesa Prilep – Manastir për shkak të intensifikimit të aktiviteteve ndërtimore në lidhje me projektin “Rehabilitimi i trupit të rrugës afër urës mbi lumin Shemnica në rrugën shtetërore R1101 km 85+903, pjesa Prilep – Manastir. “, dhe se nga data 27.03.2024 do të ketë mbyllje të plotë të seksionit.
Më 26.03.2024, nga ora 14:15, është bërë ndryshim i përkohshëm i regjimit të qarkullimit rrugor në seksionin e autostradës 300m pas mbikalimit “Maxhari” deri te kryqëzimi “Belvi” gjatë riparimit dhe rehabilitimit të rrugës shtetërore A1. /A2 seksioni Shkup-Kumanovë (korsia e rrugës së djathtë) ku me sinjalistikë vertikale të komunikacionit në gjatësi prej 200 m, komunikacioni kanalizohet dhe ngadalësohet nga korsia e majtë (për parakalim) deri te korsia e mesme (për drejtim) më pas për një gjatësi prej 1500 m i gjithë komunikacioni do të zhvillohet në shiritin e komunikacionit për parakalim (në të majtë), kurse shiriti i mesëm dhe i ndalimit emergjent do të mbyllen për qarkullim.
Nga data 18.03.2024 ka ndryshim të regjimit të komunikacionit në rrugën shtetërore Р1101, segmenti Prilep – Manastir, për shkak të intensifikimit të aktiviteteve ndërtimore lidhur me projektin Sanim i rrugës, te ura në lumin Shemnicë.
Duke filluar nga data 11.12.2023 është ndryshuar regjimi i komunikacionit në autostradën A3, seksioni Prilep- Manastir për shkak të kryerjes së hulumtimeve gjeoteknike në rrugë. Regjimi i përkohshëm i qarkullimit do të zhvillohet në përputhje me projektin e miratuar të qarkullimit. Regjimi i përkohshëm i qarkullimit është i vlefshëm 6 muaj, gjegjësisht deri në përfundimin e punimeve ndërtimore.
Duke filluar nga data 05.12.2023 do të ndryshohet regjimi i komunikacionit në rrugën shtetërore A2, aksi Tetovë-Gostivar në të dyja drejtimet e lëvizjes për shkak të kryerjes së hulumtimeve gjeoteknike në rrugë. Regjimi i përkohshëm i qarkullimit do të zhvillohet në përputhje me projektin e miratuar të qarkullimit.. Regjimi i përkohshëm i qarkullimit është i vlefshëm 6 muaj, gjegjësisht deri në përfundimin e punëve ndërtimore.
Nga data 24.11.2023 nga ora 16:00, regjimi i komunikacionit në seksionin e autostradës A-1, Kumanovë – GP “Tabanoc”, më saktë Kumanovë-Kriva Pallankë, korsia e djathtë për ndalje dhe ndalim të detyruar do të mbyllet për qarkullim në gjatësi prej 500 m, ndërsa komunikacioni do të zhvillohet në korsinë e komunikacionit për ngasje dhe parakalim.
SHN Granit SHA Shkup njofton se sipas miratimit të lëshuar për regjim të përkohshëm të komunikacionit për shkak të punimeve ndërtimore në autostradën A4, segmenti VK “Bllacë” – Shkup (kryqëzimi “Stenkovec”) nënseksioni 1 – nga 08.11.2023. rruga ekzistuese lokale për në f. Bllacë nga autostrada A4 para vendkalimit kufitar do të mbyllet, ndërsa qasja në fshatin Bllacë do të sigurohet me rrugë të përkohshme para vendkalimit kufitar, sipas sinjalistikës së vendosur në komunikacion.
tag_katrorimaqedoni_2