Programi i filmave dokumentarë në Kino Lumbardhi “Për hir të kinemasë” vijon më datë 19 qershor, prej orës 20:30 me “How I fell in love with Eva Ras” me regji të André Gil Mata.
Më shumë për filmin:
Sena shtatëdhjetë vjeçare jeton në kabinën e projektimit të një kinemaje në Sarajevë.
Fragmentet që na ofrohen në ekran të gjitha shfaqin aktore si Eva Rus, e përmendur në titull, megjithëse nuk është e vetmja që gjurmon lidhjet midis të gjitha këtyre filmave.
Ne e kuptojmë mjaft shpejt se të gjitha këto citate janë bashkuar si për të treguar, pak nga pak, biografinë e imagjinuar të Senës dhe, në përgjithësi, jetën e një vendi të tërë: pritshmëritë, frikën, dhimbjen dhe betejat e saj.