‘Për hir të kinemasë’ sjell filmat e fundit të programit, në ‘Lumbardhi’ - Gazeta Express
string(67) "per-hir-te-kinemase-sjell-filmat-e-fundit-te-programit-ne-lumbardhi"

Arte

Gazeta Express

24/06/2024 16:05

‘Për hir të kinemasë’ sjell filmat e fundit të programit, në ‘Lumbardhi’

Arte

Gazeta Express

24/06/2024 16:05

Në Kino Lumbardhi mbahet shfaqja e fundit të filmave dokumentarë të programit “Për hir të kinemasë” më 25 qershor prej orës 21:00.

Ky program mbyllet me “Cinema Ujamaa”, një dokumentar që tregon historinë e Tanzanisë në film, do të jetë ndalesa e fundit për këtë seri rezistence në kulturë dhe film.

Lexo Edhe:

Më shumë rreth filmit dokumentar:

“Cinema Ujamaa” është një dokumentar që zbulon historinë e filmit në Tanzani, duke i kujtuar audiencés se përpjekjet për të krijuar një industri filmike tanzaniane nuk ka nisur me “filmat bongo” të fillimit të viteve 2000, por kanë zënë fill në vitet ‘60 kur Tanzania mori pavarësinë e saj dhe vazhdoi gjatë gjithë viteve të Ujamaa-s (socializmit tanzanian).

Një ekip i profesionistëve të rinj të filmit nga Tanzania dhe veteranëve të hershëm të industrisë së filmit tanzanian, gjurmojnë se çfarë do të thoshte krijimi i filmit kur kamerat ishin të rënda, filmi ishte në bobina, duhej të pritej me gërshërë dhe filmimet duhej të zhvilloheshin jashtë vendit.