Për herë të parë, një grup shqiptar merr pjesë në kampionatin e kërcimit të Jennifer Lopez - Gazeta Express
string(89) "per-here-te-pare-nje-grup-shqiptar-merr-pjese-ne-kampionatin-e-kercimit-te-jennifer-lopez"

Për herë të parë, një grup shqiptar merr pjesë në kampionatin e kërcimit të Jennifer Lopez

Rozë

Gazeta Express

13/10/2021 17:37

Një grup kërcimtarësh nga Kamza do të marrin pjesë në kompeticionin e njohur World of Dance që zhvillohet në Amerikë. Në kompeticionin e zhvilluar nga Jennifer Lopez, marrin pjesë konkurrentë nga e gjithë bota dhe kjo do të jetë hera e parë që një grup shqiptar merr pjesë.

Koreografi Arbiol Dardha ndau detaje këtë të martë gjatë një interviste që dha për moderatorin Alban Musa në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”. “Ishim fituesit e World of Dance Albania, ishte një konkurrencë goxha e fortë. Kishte dhe grupe nga shtete fqinje dhe kishin potencial pasi ishin dhe kampionë në shtetet e tyre.

Lexo Edhe:

Për hir të së vërtetës, ne ia dolëm ishte një ëndërr, tre herë merrnim pjesë. Tani po presim të aplikojmë për vizat për të konkurruar në World of Dance në Amerikë. Kjo është hera e parë që një grup shqiptar që konkurron në World of Dance.”, u shpreh ai.

Bashkë me kërcimtaren 8-vjeçare, Klarisa Kotorja ata performuan live në studion e Abc-së së mëngjesit. /abcnews.al