Galeria e Artit Tiranë, Bashkia Tiranë në bashkëpunim me Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi”, Shkodër, Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ftojnë në inaugurimin e ekspozitës DINASTIA MARUBI “Njëqind vite të studios fotografike shqiptare”.
Për herë të parë në Tiranë, tre gjeneratat e fotografëve të Dinastisë Marubi, në një ekspozitë të kuruar nga Kim Knoppers! Një përzgjedhje imazhesh nga arkiva (1865-1959), me mbi 150,000 xhama negativë të Muzeut Kombëtar Marubi, Shkodër.
Ekspozita do të hapet më 27 shkurt dhe do të mbahet e hapur për publikun deri më 27 prill.