Për herë të parë në Maqedoni të Veriut konfirmohen dy raste të lisë së majmunëve - Gazeta Express
string(80) "per-here-te-pare-ne-maqedoni-te-veriut-konfirmohen-dy-raste-te-lise-se-majmuneve"

Lajme

Gazeta Express

23/05/2025 13:01

Për herë të parë në Maqedoni të Veriut konfirmohen dy raste të lisë së majmunëve

Lajme

Gazeta Express

23/05/2025 13:01

Instituti i Shëndetit Publik në Maqedoni të Veriut njoftoi sot se dy rastet e para të lisë së majmunëve atje. Pacientët u testuan me rekomandimin e Klinikës së Sëmundjeve të Lëkurës, dhe përveç lisë së majmunëve, u kryen edhe teste për HIV, sifiliz dhe herpes.

Analizat laboratorike, të kryera në tre mënyra të ndryshme, konfirmuan rastet. Pas rezultateve të marra, menjëherë u morën masat e duhura dhe u informuan të gjitha institucionet përkatëse – Ministria e Shëndetësisë, Klinika për Sëmundjet e Lëkurës dhe Klinika e Sëmundjeve Infektive.

Epidemiologët nga Instituti i Shëndetit Publik kanë nisur një anketë të individëve të infektuar për të mbledhur informacionin e nevojshëm për mbrojtje dhe kontroll të mëtejshëm. Pacientët udhëzohen të kontaktojnë Klinikën e Sëmundjeve Infektive për monitorim dhe trajtim, raporton Alsat-M, transmeton Klankosova.

Nga ky institut theksojnë se nuk ka vend për panik, pasi të gjitha institucionet po marrin shpejt dhe profesionalisht masat e nevojshme për të parandaluar përhapjen e sëmundjes.

Advertisement
Advertisement
Advertisement