Për herë të parë në 71 vite, kopshti më i bukur në botë nuk ka vizitorë - Gazeta Express
string(70) "per-here-te-pare-ne-71-vite-kopshti-me-i-bukur-ne-bote-nuk-ka-vizitore"

Për herë të parë në 71 vite, kopshti më i bukur në botë nuk ka vizitorë

Gazeta Express

23/05/2020 10:09

Nuk ka asnjë vizitorë kopshti më i bukur në botë.

Nëse jeni person që pëlqeni lulet, ndoshta keni dëgjuar për kopshtin magjik Keukenhof në Lisse ndryshe njihet edhe si kopshti i Evropës.

Lexo Edhe:

32 hektarë kopsht shpesh është quajtur kopshti më i bukur në botë i pranverës, ku 7 milion të specieve të ndryshme mbillen çdo vit.

Kopshti është i njohur për tulipanët por edhe lulet tjera hyacinths, daffodils, zambakë, trëndafila, karafila dhe irises që shpesh kanë një efekt të mrekullueshëm në mendjen e njerëzve, transmeton lajmi.net.

Që nga viti 1950, 70 vite më pare, Keukenhof është hapur për turistët për 8 javë në vit gjatë pranverës, duke filluar nga mesi i marsit deri tek mesi i majit.

Kopshti pranonte rreth 26 mijë vizitorë në ditë. Fatkeqësisht këtë vit, Keukenhof nuk mund të hapet nga pandemia e koronavirusit që ka bllokuar tërë botën dhe turistët nuk mund të udhëtojnë siç kanë bërë më parë.